Imazhi i saj ata i trollos,shqyejnë sytë me habi,
Në vetvete
bukuria është një pafundësi e ndjeshme,
Qyshse Arisoteli
dhe Platoni e shoshitën në filozofi.
Sa imazhin e saj
mundohen ta zhdukin me çdo çmim,
Edhe këta sy
gjakatarë e bukura i magjepska,
Por syri i keq
plasi, kur pa se e bukura ishte si ti.
Është vetëm një çast
i vetëm që kjo të gjithë i trullos,
Syri i verbërt
s’mund të ia shihte asaj thellësinë,
I burgosur
brenda eshtrave shpirti kur e sheh i etur e lakmon,
Shoqëria vetëm
pas mendjes që keni iu a çmon bukurinë…
Tiranë.03.05.2017
0 comments:
Post a Comment