Friday, May 19, 2017

Arqile Gjata: ËSHTË KAPITALIZËM I DASHUR IDIOT!


"Një shoqëri e "Deleve", krijon njëherazi një qeveri të Ujqërve".
Bertrad De Iuvenel
Kam vite që e jetoj kapitalizmin!
Ai është i veshur
me bluza me ngjyra, të zverdhur
përkëdhelur nga sëmundjet shpirtërore,
si gjithmonë, kur era fryn
të gjithë qajnë pa bërë zë…
është kapitalizëm i dashur idiot!
Sa shumë zhurmë që ka,
deri në qiell bubullimat e armëve kërcejnë!
Ne ende jetojmë në forma të zbrazëta,
jemi vdekja dhe fabula e kapitalit
besoje...
është kapitalizëm i dashur idiot!
Fjalën “revolucion” ende e mbajnë të varur në trekëmbësh,
nëpër plantancjonet e mjerimit ritet i shëndetshëm
bima antike e kapitalizmit
dhe pse kufomë...
duanë ta rrëmbejnë, ta mbyllin
në dhomën e akullt ...
ai po jeton akoma o idiot!
Kur shtëpia e mendimeve do zgjedh një vendbanim të ri
midis jetës dhe vdekjes,
ku të mos ketë turma me fytyrë idioti
dhe kur
në botën e mardhur, trupat e gjallë do këndojnë për heronjtë…
vetëm atëherë njeriu do kaloj në mbretërinë e “Lirisë”
o i dashur idiot! 

0 comments:

Post a Comment