Por ajo akoma
nuk është një ngjyrë e bruzët,
Por s’mund ta
gjej veten në një ngjyrë të murrët,
E cila është një
hije që gjithmonë vjen e përdridhet.
Edhe pse në varësi
të rrethanve,
Unë shndërrohem në një hije shumë ngjyrësh,
Ku të tjerët
pushojnë në një park me pemë artificial,
Një ngjyrë duket
e tmerrshme në horizont,
E unë shaloj
nëpër re kuajt e bardhë.
Hija ime e
preferueshme është ajo e gurit të rubinit,
E cila shkëlqen
fort me ngjyrën e saj,
E cila ndryshon
si e pa besë nën hijen e vërrinit,
Ku të gjitha
ngjyrat përzihen,
Kalben e unë
hundën më dorë zë pastaj.
E zeza e kalbur
kthehet në një bijë të kuqe t’ përhimtë,
Por në pikëllim
ajo s’mund të ndryshojë me pahir,
Nëpër vena vërshon
gjaku me tërbim të zjarrtë,
Gurgullon nëpër
lëkurë duke na skuqur flakë.
Në vend që të bëhet
një perlë trëndafile e qetë,
Që ta plotësojë
rubinin e ta ngazëllejë zemrën e shkretë,
Unë qetësohem në
trumzën e butë duke thithur luleshtrydhe,
Dhe atëherë më
qetsojnë të gjithë duke kënduar,
Ca re ngjyrë
qershie n’hapsirën qiellore dolën vetë…
0 comments:
Post a Comment