Sunday, January 21, 2018

Arqile Gjata: DRITËHIJET E DASHURISË

Eh...dashuria
herë lulëzon, herë mbetet e vyshkur,
ajo nuk ka formë!…
Të gjithë luajnë me aromën hënore
të dashurisë, lagur me lot
në kërkim të diellit të jetës..!
Nëpër arkivat e të dashuruarëve
lexojmë se si pika e lotit bëhej dashuri!
Udhëtarët e jetës dhe sot
ditë-lindjen e dashurisë festojnë.
Me artin e dashurisë të gjithë luajnë,
i bashkohen përshpirtjeve.
E dhimbëshme e qeshura e dashurisë!...
Në dashuri
më ''revolucionari'' vuan nënshtrimin
e ëndrrave
deri sa të ndizen emocionet e aromatizuara
të dashurisë!

0 comments:

Post a Comment