Ende nuk ke rënë në gjumë?-i shkroi miku D. Ora kishte kaluar të dymbëdhjetat. Ndërsa po kthehej në shtëpi, A. Ishte duke medituar. Nga shkilte mbi borēn e brishtē, mendja iku të takimi që pati atë të premte me profesorin H.Ai e grishi pēr një kafe. Siç e kishte zakon, A. ishte i përpiktë në kohë, andaj u vesh shpejt, hodhi krahëve pallton me ngjyrë të kuqe, hodhi rreth qafës shallin e leshtë ngjyrëhiri dhe doli në rrugë. Pas disa minutash u gjend në hapësirën e restoranit McD.,aty ku rendon takohej me miq të rrallë.
Brenda ishte ngrohtë. Një pastrues pēr çdo dhjetë minuta pastronte pllakat , të cilat edhe ashtu shkëlqenin nga pastërtia.Shikoi disa herë orën. Rrotulloi disa herë kokën. pērqēndroi shikimin në hyrje , dhe tek atēherë e pa mikun e tij kur e parkoi veturēn. -Ke pritur shumë?-i tha A.
- Kam ardhur pak para teje. U merakosa për vonesēn tënde. Nga nuk më iku mendja. Rrugët janë me ngrica.
- Ishte bērë një aksident i lehtë në kryqëzim të udhës.Për fat të mirë nuk pati të lënduar.
-Qenke veshur bukur sot! i tha A.
- Elegancën e kam në shpirt,-iu përgjegj profi T. Kam ditëlindjen sot. Ja e kalova numrin shtatë , dhe po rrëshqas ngadalë, heshtur, pa u vërejtur fare nga tetë...
- Qofsh me shëndet, miku im! Të kesh shëndet dhe dashuri për njerëzit.
- Ku ta gjej atë dashuri sot? Është tretur në një ishull vetmie dhe dialogon me vetveten. Askush askënd nuk e përfill pa një interes.
- Je dëgjuar me Danin?- i tha pas pak profesorit H.
- Dje , pasdite. Më tha se kam filluar të shkruaj ndonjë varg. Leximin, më tha e ka pasur pasion nga koha kur ishte nxënës i fillores
në Lisnajë. Jam në prag të pensionit , dhe nuk mund ta paramendoj veten ta vras kohën dule luajtur shah në klubin e pensionistëve, aty ku të ngulfat tymi i duhanit. Më mirë t’i kthehem leximit me kohë. Mbase edhe kam frymëzim.-Të pëlqyen shkrimet e publikuara?
- Unë nuk merrem me art- i tha profesori T. Për këtë konsultohu me A.
- Do të hyj në mbrëmje. E di se ai rri natën vonë.
Ishte ora njëmbëdhjetë. A.ishte shtrirë në shtrat dhe kishte hapur librin e autorit B.Sh., të cilin ai ia kishte dhuruar para disa muajsh, kur ishte për pushim në vendlindje. Romani nuk kishte ndonjë ngjarje , dhe ishte shkruar pa një sintaksë të qëndrueshme . -Ende je duke kërkuar ndonjë varg A.? - i shkroi miku D.
- Jam në kërkim, por sonte frymëzimi është shterpë. Nuk e do. Mos harro se poetët janë zogj netësh . Kur bota gërhat natën, ata janè zgjuar.
-Vec kam filluar ta ndjejë në lëkurë edhe unë.

Alnabry, më 13.1.2018'
0 comments:
Post a Comment