Sunday, January 21, 2018

Sadbere Gagica Spahija: Dy Poezi


BUZËT E VARGUT
Janë bërë shkrumb nga era 
Që fryen përtej natës me dhimbje
Do vij pranvera një ditë?
Të ulem bri fjalës që më djeg
Buzë vargut prilli im !

MBAJ MEND
Kur isha pranē lumit
E puthja dallgët me dashuri
Netët i mbushja me buzëqeshje
S’i dëgjoj më zogjtë nëpër degë
Veç vetmia më trazon
Kur zbret nata si hije e rëndë
Mbi faqen e një letre të pashkruar
Biografinë time e shkruaj me lot
Ku zura në thua fjalë
Jam mekatare unë
Që nuk vajta në orën e mallit?
Mbaj mend ditën me diell
Kurr rrezet i putha në agim!

0 comments:

Post a Comment