Sunday, January 14, 2018

Lulzim Breznica: LYPSARI I VERBËR. Cikel poetik


Në një mesditë atje ku dielli të piqte kokë
Një Lypsar kishte rënë me dy gjunjt në tokë
Një fletë letre mbante në duar shtrembër
Aty shkruante:“Më ndihmoni ,jam i verbër”
Vinin njerëz pranë dhe ashtu kalonin
Pa hedhur askush asnjë monedhë
Zemra e lypsarit thyhej në njëmijë pjesë
Druri pranë më shpesh ia hidhte gjethin e verdhë.
Ai rrinte strukur dhe asgjë nuk thoshte
Priste përditë një dorë më të lirë,
Të mblidhte ndonjë monedhë ,mendonte
Për bukën e gojës, trupin e kishte shtrirë
Aty kaloi një vajzë ,e shikoi Lypsarin e u ndal
Në shpirt sikur iu derdh një lot kroi,
Lypsari ia preku këpuctë e saj të lëmuara
Derisa ajo në letër diçka shkroi
Pastaj ,Vajza vazhdoi në punë të shkonte
Valët e njerzëve hidhnin monedha e iknin në lot
E tërë situata ndryshoi si me një magji
Lypsari hapte duart e thoshte :Të falem o Zot!
Mblodhi shumë monedha për një orë
Sa u habit nga kjo risi e paparë
Me t`u kthyer ,Vajza sërish iu afrua lypsarit,
Nga këpucët e lëmuara ai njohu vajzën e mbarë
Ç`bëre me këta njerëz ,o vajzë zemërmirë,
Më thuaj ç`bëre shpirti të lutet për ty
Ajo buzëqeshi e tha:Asgjë nuk bëra,
Vetëm se shkrova më mirë atë tënden fjali :
“Sot është ditë e bukur me diell
E unë s'mund ta shoh këtë qiell”.

KORRUPSIONI

\Të gjithë e njohin atë.
Ai ka emër dhe mbiemër,
Ka edhe moshë,
Dikush ja hjek kapelën,e përshëndet ,
Derisa dikush rri në pritje për lëmoshë.
Atë e njohin të gjithë,
Ani pse ndërron nga dhjetë fytyrë,
Në rrugë a në treg mban rrobe të zeza,
Të zeza syzet i mban në zyrë.
Është i gjatë, ka dhe vite,
Shtresuar në dhjamë që as vet s'e di,
Shpesh para mediave del e thur hymne,
Me gënjeshtrat e fshehura në gji.
Pra,Ti o zëri im,
Që shtrëngohesh në shpirt e nuk flet,
Kurrë mos i buzëqeshë në treg,
Dhe as në rrugë mos e përshëndet.

IMAZH I PËRLOTUR
Këtu pranë teje,
Frymoj,
Si një letër që digjet.
Iku koha dhe ëndrrat e bukura,
Të përlotur e lashë
Dashurinë për ty.
O,dhembje,
Ti që ndajmë shtratin bashkë
Cili tren mashtrimi të solli deri këtu?!
Edhe unë
Nënshkrova të gëzojë
Hisen e Diellit,
Dhe u betova për kokën time
Të mbes heroi i saj,
I gjallë.
Ç'ngatërrim rrugësh
Këto ditë
Po terrohet në mëngjes!!!

0 comments:

Post a Comment