Sunday, January 21, 2018

Prend BUZHALA: MURI YT I MUNDIMEVE


(Çast lirik)
Përnjëmend, 
edhe kur ta bëjnë copë e grimë kupën e jetës tënde, jetoje.
Pije ashtu të hidhur.
E dhimbjen që të ther, thellë mbyte në vete.
Kur gjoksin ta shqyen, të shkakton spazma në nerv a në gjak.
Të lodh e gati sa nuk të rrënon për të mos u ngritur më.
Nuk ke kohë të meditosh thellë përballë një horizonti të errët.
As të shenjtërosh s'ke kohë:
iu prin vetmitarëve, më të madhes kolonë në botë.
Mund të gjesh një çast
vetëm ta dhurosh murin tënd të mundimeve.
Për ta shembur sërishmi për tokë,
sepse dashuria shemb mure.

0 comments:

Post a Comment