Sunday, January 21, 2018

Ramiz Kuqi: Cikël Poetik

JA SI BUZËQESHIN
(Melinës dhe Lorentit)
Kur gjyshi i vë në skaj
Udhëve përplot me borë
Do ikim një ditë gjysh
Atje
Ku dimri zbret me diell
Shkronjat e Atdheut t’i puthim
Unë Melina e Lorenti
E Dioni që rri pak në Hallden
Atje te toka ime e gjyshërve
Të këndoj një këngë të bukur
Kënduar den baba den
Por Melina bën me gishtërinj
Një portret që duket si shqiponjë
E Lenti symprehtë e lazdran
I thotë motrës ti je madhe me fjalë
Si të ishe një Zonjë
E borë bie në Alnabry
Babi na thotë se bie edhe në Kosovë
Gjysh më thotë Melina
Na shpie në folenë e Atdheut
Të endem shesheve me fëmijë
Ta lëmoj shpatën e Skënderbeut
Ja se s’i rri i pamposhtur mbi kalë
Na pret i urti trim të kthehemi atje me mallë.

SIKUR NË ROMAN

Ka fate njerëzish
Që harrojnë të vënë buzën
Në gaz
Ëndrra shpesh di të trokasë
Në adresë të gabuar !

SI MBI TEL KITAREJE

Këngë e pambaruar
Simfoni
Pas cdo vjeshte
Shi i ftohtë mbi trup
Lagur nga erërat
Që ranë këndej
Si mbi kitarë kjo epikë
Tokë e askujt
Në këtë ishull pa fanarë!

PARA SHTATORES
(Gjergj)
Përulet koha shekujt
Stinët
Malet e Kruja
U përul
Azia
Perandoritë
Evropa
Para shtatores Gjergj
Sogjoj Jug e Veri
Iliridë
Lindjen time me diiell
Të ulem këmbëkryq
Në tokën time në Camëri
T’i bie fyellit tim si gjyshi
T’i grish zogjtë e mi
Derdhur nëpër botë
Një zë jehonë mbi malet
Të bie me buri
Të shtrihem mbi Medvegjë
Të sogjoj deri në Nish
Atje kam lënë furkën e gjyshes
Që ende një qilim të kuq
Me shqiponjë
Përulet para teje Gjergj
Një Evropë
Sheshet mbushën me lule
E pëllumba të bardhë
Mbi atë përkrenare
E mira Kohë
Gjergj !

DETI
( Basri Çapriçit )
U ngrit mbi valë
Në qiell
Mes yjesh u ngrit
Fjala poet
Rrugë yjesh është kjo
yjesh si zjarr
Udhë dhimbjes
Me fjalë
O det pshërëtimash
Me dallgë !

0 comments:

Post a Comment