Friday, January 12, 2018

NEHAT JAHIU: Cikli poetik "EDHE KY ËSHTË VENDI IM"


TI PËRKUJTOJMË E MOS TI HARROJMË DËSHMORËT E KOMBIT

Hilmi Hoti lindi më 15 mars 1980 në fshatin Carralluka të Malishevës. Ra dëshmor më 10 gusht 2001 në fshatin Hotël të komunës së Likovës. Trupi i tij pushon në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit në Hotël.
Lamtumirë vendi im ti, oj Carralluka ime
e dashura, më e bukura, o vendlindje,
Po më thërret në Karadak kushtrimi
edhe ky vend është i të gjithëve, edhe i imi.
Jo, nuk durohen më këto bëma, këto tortura
duhet edhe në Iliridë të nis lufta,
duhet t’i ndihmojmë vëllezërit tanë
atje ku flet historia në truallin e lashtë.
Aty dua të jem edhe unë ushtar i lirisë Hilmi Hoti
Të luftoj për nderin e lirisë dhe të Arbërisë,
do të luftoj pa u trembur në fusha e male
atje në fshatin Hotël, në Hotlën time të madhe.
Këtu me vëllezërit e mi dua të luftoj,
trupi im i brishtë në vijë të frontit të pushojë,
Këtu, oj nëna ime, do ta kem varrin tim.
Se edhe ky këtu, oj nënë, është vendi im.
.
THURRJA E NJË KURORE
Vsar Krasniqi lindi më 26 shkurt 1981 në Drenovc të Malishevës. Bie dëshmor më 2 qershor 2001 në fshatin Maiateç. Pushon në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit në fshatin Hotël të komunës së Likovës
.
Lamtumirë, o Drenovc, o ti Malishevë
më dhemb kjo ndarje e hidhur për jetë
do të shkoj në Karadak për të luftuar
vëllezërve në luftë për t’u ndihmuar.
Nuk shkoj në Karadak për të parë maja
Shkoj për të çliruar atë që më kanë marrë,
atdhe më jep një pushkë më lart e mbaja
të ia thurir lirisë dhe Iliridës një kurorë me mall.
Kështu tha kur na u nis në luftë ky djalë trimi
Kishte emër e mbiemër Visar Krasniqi,
Vinte me një lajm nga fshatra Kosove
Se donte me luftë të çliromte këto troje
Flakë digjej Mateçi, edhe Karadaku
Në fushë të betejës derdhej drita, gjaku,
Dasëm e madhe bëhej në Mateç me dasmorë
Lirisë Visari me shokët e tij po thurrnin kurorë.
NUK HARROHEN DËSHMORËT
Labinot Krasniqi lindi më 21 korrik 1978 në fshatin Carralluka të Malishevës. Bie dëshmor më 6 qershor 2001 në fshatin Mateç të komunës së Likovës. Pushon në Varrezat e Deshmorëve të Kombit në fshatin Hotël.
Dashurinë për liri ti kurrë nuk e harrove
gjakun e jetën e re ia dhurove,
gjoksin mbushur e kishe me barot
o trim i kombit, o atdhetar, o Labinot Krasniqi.
Digjej qielli si prush, digjej edhe toka
Për lirinë e trollit të kish lindur lokja,
O shqiptar me nder i tokës së Arbërisë
gjakun tënd ia fale vetëm lirisë.
Do të kujtojë gjithmonë Carralluka
Që të lindi e të rriti në oda e kulla,
Do të përkujtojnë trojet shqiptare
Ku re si therror me Ushtritë Çlirimtare.
Do të përkujtojë nëpër vite edhe Karadaku
Një lumë me gjak do të kujtojë pragu,
brez pas brezi, o trim do të përkujtojnë
emrin e dëshmorit nuk do ta harrojnë.

0 comments:

Post a Comment