Friday, January 26, 2018

Arqile Gjata: TURMAT…


E vërteta e turmës
është britma...forca e klithmës!
Ai, 
i forti i turmës ushqyer me padrejtësi,
me përulësi i frikësohet humbjes.
Turmat e duan të vërtetën,
të gjallë...e duan
ta ekzekutojnë me duar të pafashjme!
Heroike është turma...
mes ëndrrave, ku ka gjak e zëra kumbues
për ngjitje të vështira!
Turmës, kur i vdesin klithmat
shpërthen qetësia hidhëruese,
nga dritë-nxehtësia
ndërrohen rrugët, zbardhet e frikshmja
gazmojnë zemrat e mendjet e turmës...!
26-Janar-2018-Athinë

0 comments:

Post a Comment