Dhe në kohë dimri,
mbrëmjeve të qelqta
Pemët…
bregut të detit janë shumë mikëpritëse.
Nëpër ato pemë, mbrapa gjetheve
të dashuruarit që shëtisin netëve
mashtrohen nga puthjet, mbushen me dritë.
Nëpër çdo pemë rrjedhin lotët e dashurisë,
gjethet mbledhin mbishkrime fjalësh dashurie.
Pemët aromëmira, me pak turp
deri në orët e vona, si triunfatore
me lotët e të dashuruarëve
do shkruajnë tingujt e dashurive
si në kohë të rinisë tonë...
mbrëmjeve të qelqta
Pemët…
bregut të detit janë shumë mikëpritëse.
Nëpër ato pemë, mbrapa gjetheve
të dashuruarit që shëtisin netëve
mashtrohen nga puthjet, mbushen me dritë.
Nëpër çdo pemë rrjedhin lotët e dashurisë,
gjethet mbledhin mbishkrime fjalësh dashurie.
Pemët aromëmira, me pak turp
deri në orët e vona, si triunfatore
me lotët e të dashuruarëve
do shkruajnë tingujt e dashurive
si në kohë të rinisë tonë...
NË FUSHËN E SHAHUT
( EJANI TË LUAJMË SHAH, SE DHE MOTI ËSHTË I FTOHTË...)
( EJANI TË LUAJMË SHAH, SE DHE MOTI ËSHTË I FTOHTË...)
Kur luaj shah
kujtesa ime ngjizet në sytë e të gjallëve.
Nga fusha e shahut,
shkëpus pemë,
i mbjell nëpër male.
kujtesa ime ngjizet në sytë e të gjallëve.
Nga fusha e shahut,
shkëpus pemë,
i mbjell nëpër male.
Tek ajo lëndinë me kuadrate përgatis lodra për fëmijë,
dhuratë për të verbër.
Fusha e shahut varrezë e lavdishme
me ushtarë e kuaj të bardhë
si muze i vjetër në zemër të kohës.
dhuratë për të verbër.
Fusha e shahut varrezë e lavdishme
me ushtarë e kuaj të bardhë
si muze i vjetër në zemër të kohës.
Nëpër kuadratet e shahut ka dhe trima,
fillojnë e vdesin në moshë të rinisë,
lënë pas stinën me figura të përgjakura.
fillojnë e vdesin në moshë të rinisë,
lënë pas stinën me figura të përgjakura.
Gjatë betejës së shahut
Mbretëresha,
si soprano e muzikës klasike,
qanë mrekullisht humbjen... pas pak
Mbreti i verbër
do të kapet MAT
në oazën e pikëllimit!
Mbretëresha,
si soprano e muzikës klasike,
qanë mrekullisht humbjen... pas pak
Mbreti i verbër
do të kapet MAT
në oazën e pikëllimit!
0 comments:
Post a Comment