këtu ku sot jemi...
të vërtetën nuk e themi,
aq shumë jemi ndarë
për interese jemi përçarë.
aq shumë jemi ndarë
për interese jemi përçarë.
I përkulemi edhe ..., karieristit
të pabesit edhe... pisit,
dilingjiiut dhe hajnit
sahanlëpirësit të sahanit.
të pabesit edhe... pisit,
dilingjiiut dhe hajnit
sahanlëpirësit të sahanit.
Gjithkund na ka humbur vlera
e na çmohet antivlera,
vaj vatani e mjerë mileti
seç na mbyti edhe ky interesi
e na çmohet antivlera,
vaj vatani e mjerë mileti
seç na mbyti edhe ky interesi
Ka humbur vlera e konakut
i padituri në ballë të oxhakut,
nuk vlerësohet aspak vlera
i mençuri rrin tek dera.
i padituri në ballë të oxhakut,
nuk vlerësohet aspak vlera
i mençuri rrin tek dera.
Deshëm apo nuk deshëm ne dot,
pra, jemi këtu ku gjendemi sot,
ku duhet respektuar edhe hajni
matrapazi, kodoshi ...e sharlatani.
ku duhet respektuar edhe hajni
matrapazi, kodoshi ...e sharlatani.
Këtë mund edhe të mos pranojmë
po kështu është gjendja jonë,
deshëm apo nuk deshëm ta dimë
analfabeti na e vulos ardhmërinë.
po kështu është gjendja jonë,
deshëm apo nuk deshëm ta dimë
analfabeti na e vulos ardhmërinë.
0 comments:
Post a Comment