Sunday, January 7, 2018

Lulzim Breznica: Cikli Poetik: UJKU I THINJUR

SHIU I DASHURISË
Iku dhe kjo ditë e bekuar,
Nga deti i largët retë sollën shi,
Me pritjen mbeta i mashtruar,
Si të mund të vijë tek ti.
T'i vijë pranë asaj buzëqeshjeje,
Atyre syve,ah,që veç ti m'i ke,
Ta mbys mirë njëherë këtë pritje,
Me buzën lagur që peng ma le.
E të dehem me puthjet tua,
Me ledhatimet e mia të dehesh ti,
Derisa të bëhemi mish e thua,
S'ka pse të ndalet ai shi.

PAK FJALË NGA DITARI I NJË VITI

Sonte,
Është dita e fundit për ne
Po iki larg,
Atje ku as hëna s'duket gjëkundi,
Veç errësirë dhe pa shteg pa fund.
Po iki të jap shpirt edhe unë,
Atje i vetmuar në labirithin e gjatë mes shekujve
Sonte,mos derdhni lotë për mua
Une qaj për mungesën tuaj,
O popull i urtë e i dëgjueshëm.
Tërë vitin ishim bashkë,
E asnjë fjale s'e thatë,
Bile as kur stinë dimri ua shkundi të gjitha frutet
Pra,rrofte heshtja dhe durimi juaj hekur.
Tashmë,unë po vete larg
Buzëvarur e gjunjë-rjepur
Koha ime mbaroi,
Ajo s'kthehet më.
Po iki ,i thyer në zemër
Tek ju, le te mbesin
Pendimet e vargëzuara kujtime,
Me shpresën
Se heshtjes tuaj,
Ngarkuar mbi shpinë si thesar
Do t'i kthehet zëri i arsyes.
Sonte,ju festoni
Le të jetë ky fundi i vonesës tuaj,
Sonte thyeni gotat e zbrazura në mesnatë!
Por mos harroni,
Neser, kur te agoi e bardha ditë,
Pamëshirshem nxirre zërin e arsyes ,
Nga kështjella e heshtjes,
Le ta shkrijë hekurin e durimit,
Derisa të bie copa e fundit e akullit
Të kësaj stine
Me pesqind e ca dhëmbë.
Pranverë u bëftë ,Zëri yt!

UJKU I THINJUR
(Fishtjane)
Po thone se paska dale ujk prej deti
Asgje s'na la,krejt i mor' per veti
Leshatok i thinjur me vrullin si murlan
S ke pse del n'rruge,copë-copë të ban.
Deri ne palcë,na e ka mbjelle tuten
S'po e han veç mishin,po qe besa dhe buken
Herë bëhet engjull,por më shumë rri dreq
Nuk zgjedh askë, bile as gra as pleq.
Nuk mundet askush të dalë më tej se shpia
Nuk qajnë vetëm varret por edhe fëmija
E çka mund të pritet nga një kafsh' mali
Ulurima e kobshme,Diellin na e ndali.
Kurr nuk pamë dritë,veq tym e terr
E ka bërë shumë keq,si të jesh në ferr
As nuk njeh prift as din e iman'
Po,per barkun e tij kafshon deri në hën'.
Pra, ky është ujku prej deti që ka dalë
Trup e shpirt sa pesëqind dhëmballë
Nuk është ai i dikurshmi ,po ky i sotit
I dëbuari nga mëshira e Zotit.

(Fishtjane)
Po thone se paska dale ujk prej deti
Asgje s'na la,krejt i mor' per veti
Leshatok i thinjur me vrullin si murlan
S ke pse del n'rruge,copë-copë të ban.
Deri ne palcë,na e ka mbjelle tuten
S'po e han veç mishin,po qe besa dhe buken
Herë bëhet engjull,por më shumë rri dreq
Nuk zgjedh askë, bile as gra as pleq.
Nuk mundet askush të dalë më tej se shpia
Nuk qajnë vetëm varret por edhe fëmija
E çka mund të pritet nga një kafsh' mali
Ulurima e kobshme,Diellin na e ndali.
Kurr nuk pamë dritë,veq tym e terr
E ka bërë shumë keq,si të jesh në ferr
As nuk njeh prift as din e iman'
Po,per barkun e tij kafshon deri në hën'.
Pra, ky është ujku prej deti që ka dalë
Trup e shpirt sa pesëqind dhëmballë
Nuk është ai i dikurshmi ,po ky i sotit
I dëbuari nga mëshira e Zotit.

0 comments:

Post a Comment