Sunday, January 14, 2018

Arqile Vasil Gjata: FALENDERIME, RESPEKTE DHE MIRËNJOHJE PËR PROFESOR FATMIR TERZIU!!!


(...NUK E DI PSE MË KA NDOIDHUR KJO HARRESË NGA UNË!!!)
Kur aestetika poetike pasurohet mes ditarëve të jetës
Dr Fatmir Terziu on 26/05/2016 08:31:00
Kur aestetika poetike pasurohet mes ditarëve të jetës edhe vetë fryma
poetike qaset nga ritmika, lirshmëria, bukuria e leximit. Në jo pak raste e
kam ndeshur këtë tek mjaft poetë “modestë”, tek mjaft të tjerë që
“alarmojnë” me fjalët dhe tek disa që “vrasin” ende pa dalë në
jetë një varg të quajtur ‘poezi’. Kjo vjen nga njohja dhe mosnjohja e
vetë jetës. Njohja e jetës nuk është thjesht lexim. Nuk është as
thjeshtësia e një togfjalëshi “por një koncept i gjerë dhe një proces
që nuk ka fund”. A mjafton kjo për poetin?
Duhen parë me kujdes se janë tre momente që ndikojnë pa u ndjerë në thellësi të mesazhit poetik;
Së pari, qëndrimi aktiv në procesin e njohjes së jetës, së dyti të njohë
jetën poeti, do të thotë të njohë edhe zhvillimin e kulturës artistike
bashkëkohore të shoqërisë, dhe së treti njohja dhe përcjellja e proceseve
dhe ndryshimve në kohë, hapësirë dhe vend. Mes kësaj triambule vetë jeta e
udhëheq poetin drejt aestetikës poetike, që pasurohet realisht dhe merr jetë
edhe nga takime të mirëorganizuara letraro-artistike.
Në një nga takimet e fundit letraro-artistike, që bëhen në mjedisin krijues
shqiptar në Greqi, (në fakt që i japin jetë vlerave dhe fateve të krijuesve
e më gjerë, duke mbushur hapësirën e zbrazur të përkujdesjes shtetërore)
poeti Arqile Gjata lexoi një poezi. Poezia e tij “Unë jam Ajo...” me një
përemër vetor “femëror”, pasoi dhe një përzgjedhje të kohëve të
fundit me një përkushtim të autorit nga e vetmja poete femër e viteve
1937–1945, Musine Kokalari, për të cilën (këtë të fundit), poeti Gjata u
përkujdes duke përzgjedhur: “T’isha një lule...” (M.Kokalari, Vepra e
parë, f, 95); “Anës detit” (Musine Kokalari, Vepra një, Shtëpia Botuese
“Geeer” Tiranë, 2009, f, 82.); “Në gji të nënës”, M. Kokalari,
Vepra e parë, f, 78.) etj.
Dhe mjedisi poetik me të cilin ai “komunikoi”
formoi një diskurs, tek i cili “Unë jam Ajo.../në çdo kohë e
freskët,/në qiejt e natyrës jam “sundimtare”,
kaloi jo pak vëmendje, pasi prurja maskuline për një element femëror nga vargu i poetit shtoi tërësinë strukturore dhe me këtë rast shpotiti vëmendjen. Pse? Së apri jo se një poet shkruan për ndjesinë femërore, as dhe për të vënë në dukje karakteristikat e seksit tjetër nga kundërshti dhe aestetika të ndryshme, por nga një fakt që përbën një faktor didakt në poezinë e pjekur të Gjatës.
Dhe ky lidhet me fundin mashkullor të vargut dhe me atë feminin të tij. Fundi
mashkullor dhe fund femëror janë termat e përdorur në metrikë, studimi i
formës vargore. “Mashkullori mbaron”, ose përfundon në varg i referohet
një linje që përfundon në një rrokje të theksuar dhe pse ajo ka qasje
femërore: “mos më thoni:/-Je e bukur!/Jam femër elegante/fryma ime është
buzëqeshje.” (Gjata, Unë jam Ajo...). “Feminine, duke i dhënë fund
feminin” është e kundërta e saj, duke e përshkruar një linjë që
përfundon në një rrokje stresvogël. Ky përkufizim është i aplikueshëm
në shumicën e rasteve, megjithatë, për një karakterizim më të rafinuar le
ta ndjekim këtë vazhdim të poezisë në fjalë:
“Nuk lodhem nëpër
ëndërrimet e jetës,/puthjen e kam të kuqe, /e dua muzikën e seksit,/di të
falë përkëdheli...”
Kjo poezi, si edhe e cituam, që u lexua në takimin
poetik shumë të sukseshëm, me pjesëmarrje të gjërë dhe me nivel shumë
të lartë artistik, sipas vetë autorit Arqile Vasil Gjata, përfundon kështu:
“Ju lutem, mos pëshpërisni:/-Je e marrë!” (Nga ditari i jetës)”.
Ky ditar jete ka kohë që merr jetë në formatin poetik të Gjatës, tek i cili
ka batica dhe zbatica të ndryshme poetike, por që në thelb e paraqesin një
emër krijuesi të lidhur me vetveten, me personalitetin e tij krijues. Kjo
përforcon leximin dhe rileximin e hershëm të poezisë së tij.
M’u desh mjaft kohë që të lexoja e rilexoja poetin Arqile Gjata. E pashë
poezinë e tij në ditët që lamë pas, muajt që ne u njohëm me poezinë e
tij, vitet që ai ia ka përkushtuar vargut dhe bukurisë së tij.
Në këtë „udhëtim“ lexuesi të interesuar pashë dhe ndjeva mes gjuhës, vargjeve,
mesazheve, edhe energjinë e tij të veçantë. Por ngula në mendje poetikën e
tij të mprehtë e të veçantë, ndoshta atë që mjaft të tjerë kërkojnë
ta kenë. Është një ‚poetikë‘ që del nga shpirti, nga ndjenja, nga të
gjitha anët e komponentit përbërës të shpirtit të tij të dhimbshëm,
përvuajtës.
Më së fundi rilexova ciklin e tij të hershëm, „Nata e Dhimbjes“ dhe
ri-fiksova sërrish këtë poet që flet qartë, që ka stilin, gjuhën dhe
vargun e tij tipik dhe tipologjik. Është një poet që krijon dhe lëvron
vargjet e lira, sepse ato janë të çliruara nga metri, dhe se natyra e
çiltër e tij është e tillë, e lirë, e çliruar nga gjetja dhe humbja e
kohës. Vargu i poezisë së tij në të shumtën e rasteve është i çliruar
nga ritmi i rregullt, por ka në thelb ritmin fjalë-mesazhier, është i
çliruar nga rima, por ka sensin e një të lexuari rrjedhshëm, me nge,
kuptueshëm.
Në poezinë e Arqile Gjatës, gjejmë muzikalitetin e një poezie me varg të
ndërlikuar që mbështetet në organizimin e njësive ritmike të rëndësishme
dhe në ritmin që organizon njësitë kuptimore dhe tingëllore. Mjafton të
lexosh ciklin e tij dhe të kuptosh këtë. Tek poezia „Fjalët“ e gjejmë
atë dukshëm. Tercina (strofa treshe) e tij flet qartë: „Kur fjalët bëhen
re të zeza,/e vijnë me pickama mbi dritaret e shpirtit,/ato bëhen gra të
përdala....“ Dhe po ta shohësh këtë poezi se është realizuar në
Athinë, natyrshëm e kupton edhe shpirtin e përdhimbur të poetit, shpirtin e
një krijuesi, që tashmë flet qartë dhe ka gjuhën e tij të vërtetë,
tipike, natyrshëm kalon kohën me të cilën ai flet në varg, harron moshën e
tij dhe menjëherë sjell parësisht atë që duhet dhe duket vërtet reale për
tu thënë me ndjenjën e leximit.
Me ndjenjën e leximit të poezisë së tij dhe me ndjenjën e një poezie, që
më ndjeu pashë se vargjet e tij janë një peshë e rëndësishme fjalësh,
që ashtu si atëherë kur u shfaqën në poezinë evropiane me emërtimin në
gjuhën franceze (ku dhe ka lindur) vers libre – varg i lirë. Këto vargje
lindën atëherë si shprehje e nevojshme e nevojës së brendshme të poetit si
një domosdoshmëri e strukturimit të përmbajtes, dhe tashmë në ciklin e
Gjatës kanë një arsye më shumë të lindin e fiksohen si të tilla, pasi ato
pasqyrojnë botën e tij të brendshme e të ndjeshme. Ky strukturim i tij në
poezi lidhet me poezinë moderne, që ushqehet pikërisht nga rrethana të
tilla.
Por këto shenja të tilla poetike, që shmangen nga tradita e vargëzimit i
gjejmë edhe në poezi të tjera të krijimtarisë së tij. Madje ato kanë
lidhje edhe me krijimtarinë e hershme poetike shqiptare që tentoi këtë
shmangje nga tradita e vargëzimit. Asdreni tek „Psallme murgu“ (1930)
krijoi dhe strukturoi në këtë mënyrë. Kadare krijoi „Llora“ dhe në
mënyrë perfekte realizoi një dukuri që tashmë duket e zakonshme në
poezinë e Gjatës.
Poezia „Llora“ e Kadaresë ka një ngjashmëri në strukturë dhe në filozofinë e shprehjes me poezinë e Gjatës,
„Poetët e Harlisur“:
„Poetët e Harlisur/brigjeve të fjalës,/dhëndurë të poezisë
syshkruar,/mos ma prishni buzëqeshjen e varrit të nënës./Nga cepat e
vargjeve rrëshqasin lot dhe shpresë,/Jo copra litari për fjalën e
lirë...... »
Duke parë poezinë e Gjatës në kënd më të ngushtë, shikon edhe fuqinë e personifimit të tij poetik, që krijohen në lidhje të ngushta me shpirtin e
tij, me ndjeshmërinë e tij. Janë ‘dhëndurë të poezisë syshkruar’,
thotë poeti për poetët, dhe poeti u vesh poezive metafora dhe fjalë
figurative si « syshkruara », këtyre gjërave pa shpirt, sikur ndjejnë dhe
janë tamam ajo plotësja e shpirtit dhe ndjenjës së poetit.
Një tipar
tjetër dallues poetik i krijuar nën peshë emocionale është edhe elokucioni,
që ka të bëjë me zgjedhjen e fjalëve dhe vendosjen e tyre në varg, në
mënyrë të tillë që të ushtrojnë ndikim sa më të madh. Dhe këtu shihen
qartë, sidomos tek poezitë «Pagjumësia. », «Rrugëve të Fjalës», «E
shkriva moshën » siç janë shprehësia, qartësia, veçantia, pastërtia
gjuhësore, eleganca, veçantia ideale, harmonia etj.
Stilistika letrare e poezisë së Gjatës është një funksion i qartë dhe
një harmoni e nevojshme në lidhje me gjithë detajet e poetikës. Këtu mer
jetë poezia e tij dhe mbetet si një krijim ritmik i botës së tij të
brendshme e të ndjeshme.
Edgar Allan Poe thotë : «Poezia është krijimtari ritmike e së bukurës në fjalë». Dhe këtë e kryen edhe poezia e këtij
poeti në shpirtdhimbje, por edhe në një ridimensionim aestetik të fjalës,
vargut, tërësisë së figurave me të cilat ai krijon në qetësinë e vet
modeste e të pasuruar nga ditaret e jetës.

0 comments:

Post a Comment