Më ka ra shpesh pas luftës, të marr pjesë në jo pak orë letrare a manifestime letrare, ku vijnë edhe politikanë a kryetarë komunash. Vijnë edhe gazetarë për t’i përcjellur ato ngjarje letrare.
1.
Dhe për dhjetëra e dhjetëra këso orësh, kur kam lexuar më vonë shkrimet mediatike për to, ata përmendin, dhe citojnë vetëm njerëzit e politikës, ndërsa të tjerët, shkrimtarët, as që ekzistojnë për ta! Është një sëmundje kanceroze, antikulturore, që i ka përfshirë mediet tona.
Ky është një tregues se medieve tona u mungojnë gazetarët e kulturës: për ta ka vetëm politikanë e jo njerëz të letërsisë e arteve. Ose këta gazetarë që raportojnë. l ndjekin politikën redaksionale (antikulturore), ose vetë janë gazetarë që janë injorantë e për faqe të zezë.
Sa herë mbahen manifestime letrare, dhe aty vijnë edhe politikanë, gazetarët e shkretëtirës së
Mendojnë se janë në ndonjë tubim partiak a në ndonjë seancë parlamentare! Në fakt, dihet: letërsia e politika mund ta bashkëpunojnë në fushën e vlerave, por jo edhe në fushën e demagogjisë, ku kompetente është politika e jo letërsia. Thua se një orë letrare qenka zhvilluar për lavdinë e një poltikani e jo për paraqitjen e krijimeve letrare! E, po t’i pyesësh ata politikanë, dhe këta gazetarë kokëshkretë, se çka është një ORË LETRARE, dhe t’i pyesësh për autorin a librin, do të mendojnë se fjala është për një ORË POLITIKE si në kohën e xhaxhit apo në kohën e shokut Tito.

2.
Askush nuk po thotë që janë të tepërt politikanët në orët letrare...
Po i marr, si shembull, dy ngjarje, në të cilat mora pjesë. Në promovimin e trilogjisë romanore të Avni Deharit (roman i përbërë nga tri vepra kushtuar Skënderbeut), pati plot miq e dashamirë të weltërsisë, por edhe politikanë të Vetëvendosjes. Sado që erdhën këta politikanë, megjithatë tubimi ishte tejet korrekt: drejtuesit e promovimit nuk kishin nevojë as t’i përshëndesin e as t’u bëjnë elozhe politikanëve. Dhe as politikanët nuk e morën fjalën “përshëndetëse”! Gjithçka deri këtu është në rregull dhe tejet korrekte!|
Por nuk ka korrektësi me mediet injorante, që fokusojnë ngjarjen “te pjesëmarrja” e krerëve dhe grupeve të Lëvizjes Vetëvendosjes e jo te ngjarja kryesore!!!
Mjerim, mjerim, mjerim!
Të njëjtën ditë zhvillohet manifestimi letrar ORA E GJERGJIT në organizim të Bashkimit të Shoqatave të Shkrimtarëve Shqiptarë, në të cilën vjen kryeministri Ramush Haradinaj, meqë ishte nën patronatin e tij. Flet kryeministri, që i përshëndet edhe shkrimtarët. Mediet përsëri fokusohen vetëm te Fjala e Kryeministrit, për to nuk ekzistojnë ata që lexuan!!!
Përsëri, mjerim, mjerim, mjerim!
Quo vadis, Kosovë, me këtë soj mediesh!?

0 comments:
Post a Comment