Thursday, January 11, 2018

Sadbere Gagica Spahija: NË DHOMËN E ËNDRRËS

Muzgu rrëshqet vjedhurazi
Nëpër skutat e thella të shpirtit
Gotën me verë e zbraz mbi buzët e thara
Sa dua ta flakë dhembjen sonte
Malli lexon nëpër rasa heshtjen që vret
Nata zbret ngagalë nëpër shkallët e durimit
Copë e grisur kujtim stimësh kjo jetë
M'i vjedh si hajn i stërvitur rrugëve
Shkronjat e derdhura mbi fjalë
Melodi e shurdhër edhe kjo natë
Gjurmëve të lënduara theqafje mendimesh
Më rëndojnë mbi kurriz të ditës
E dridhet era në vargje sytë
Kane ngjyrën e ylberit kur del pas shiut
Porta ime rri hapur pret zogun në përqafim
Plagë me shushurimë nata derdhet
Mbi qetësinë shurdhuese të ëndrrave
Erërat fryejnë sonte me tërbim
Mbi ditare jam ngujuar...e pres e pres
Një lindje dielli mbi kopshtin në lulzim!

0 comments:

Post a Comment