(BEQIR MUSLIU: “SKËNDREBEU”, POEMË 1968, BOTOI “FAIK KONICA”, PRISHTINË 2004)
Opusi i Beqir Musliut (11 qershor 1945-24 qershor 1996) përbën një endëzim të pandërprerë referencash e autoreferencash: kjo rrjetë asociacionesh, figurash, temë-këndimesh, vazhdon të endet edhe mbas vdekjes së tij, tek u botuan veprat e pabotuara. Nëse më 1968, kur qe botuar kurora sonetike “Skënderbeu” u përjetua me kënaqësinë e një leximi që të shkaktonte habi e hutim; rileximet me pjesët e pabotuara në vëllimin e tashëm, të papërfshira në botimin e atij viti, të sjellin befasi të reja. Te e fundit, vetëm shkrimtarët që e kanë “kulturën e krijuesit me format të madh” ta dhurojnë kënaqësinë e leximeve të shumta.

KONTEKSTI: VEPRA E KOHA
Poeti ishte i ri kur e shkroi këtë poemë, të përbërë nga sonetet e nga kurorat sonetike. Të gjitha së bashku përbëjnë një brerore poetike për Skënderbeun. Dialogu poetik bëhet me protagonistin kryesor të poemës, me Skënderbeun: tek e cila shembëlltyrë sintetizohen idetë, frymëzimet poetike, kohët e ringjalljeve e qëndresa për t’i përballuar zgripcet historike.
Koha u tregua se është aleati më besnik edhe i veprës së Beqir Musliut, sepse vepra “e shumëzon” ekzistencën e saj në/për kohë. Tashmë, librin poetik “Skënderbeu” mund ta lexojmë në disa rrafshe realitetesh: në rrafshin e ndërhapësirave, në të cilat legjendat, gojëdhënat dhe traditat shpirtërore na vijnë nga mjegullnajat mitike dhe të cilat janë pjesë e qenies sonë dhe e historisë; janë realitetet e ringjallura historike mbas rrethanash aq e aq dramatike, në të cilat dramatis personae e shqipton vetëdijen e qartë mbi realitetin konkret historik (viti 1968, kohë entuziazmi kur u rrëzua diktatura rankoviqiste; viti 2004, kur tashmë ndodhi çlirimi i Kosovës nga pushtuesi serb, kohë entuziazmi e ringjalljeje, si dhe e botimit mbas 36 vjetësh i librit); dhe, së fundi, në rrafshin e historisë së kënduar, kur e kaluara, e rrënjosur në qenësinë e njeriut të këtij trualli, nuk është vetëm faktografi historike, por sendërtohet si realitet arketipor në hapësirat e mitikes:

Legjendat nuk u shkruen, por koha foli vetë
- Zogjtë bukurinë e ruejtën deri n’dashuni
Që tash ka zanë të rritet përpjetë, përsëri –
E çel lulen e kuqe prore si në verën e nxehtë!
Në hirësi u zgjua fusha – me atë lule të Re,
N’ dasmën ma të madhe erdhën hyritë n’inxhi,
Kurse ndër kohë e mote u madhnue nji bukuri –
Me shqipen u kunorzue Kastrioti - Skënderbe!
Aty, ku zanat mbetën përherë të papërkulshme,
Aty, ku janë dehë edhe perënditë e turpshme…!

Së këndejmi, poema “Skënderbeu”, lexohet si këndim polifonik letrar. Dhe këtë lexim ta detyron shprehja krijuese e nervatura stilistike e Musliut. Në këtë rast, shtytja vjen edhe nga frymëzimi kolektiv i breznive të tëra shqiptare për kaq e kaq shekuj: të mrekulluar nga figura shumëdimensionale e Skënderbeut, këta breza e kanë krijuar kryeemrin e tyre historik; kryefigura e Skënderbeut mbetet ”epiqendra e kryenaltësisë kombëtare shqiptare dhe personaliteti qendror që bashkoi dhe vazhdon të bashkojë të gjithë shqiptarët, brenda dhe jashtë Shqipnisë, pa dallim feje, krahine ose ideologjie politike…mbrojtës i krishterimit perëndimor, ai sot qëndron si një gjysmë perëndi, hero i antikitetit, personifikim i çdo gjaje që shqiptarët adhurojnë e vazhdojnë të shpresojnë” thotë Sami Repishti. Nuk është e habitshme, prandaj, pse Skënderbeu, edhe në poezinë e Beqir Musliut është model lartësimi, i kënduar nëpërmes një konfiguracioni ekspresionist të portretit; aty ne i njohim emocionet tona dhe e përjetojmë ndjeshmërinë për identitetin tonë. Është portrteti ynë kolektiv, është kujtesa jonë e përbashkët:
Tash je shtri dhe po rrin: mu aty, ku s’të harruen
- Në tokën që për ty, për herë ka klithë, dhe pa le
Aty, ku si perëndi e shenjt t’Madh t’dashunuen!

Me leximin e përtashëm të “Skënderbeut”, na ndodh ashtu sikundër ka thënë Northrop Frye në librin e tij “Perëndimi në Gjyqin e Fundit” për Osvvald Spengler-in: “klasik, të cilit i kthehemi gjithnjë”. Nisesh nga përvoja dhe historia drejt tekstit: e konceptuar me shumë kujdes, poezia na vjen si formë e komunikimit. Këtu poeti Beqir Musliu e shpërfaq pikësynimin e tij, mendimin udhërrëfyes si rregullator ekzistencial-historik. E pra, ideali lëviz në kuadrin e përsosmërisë së shembëlltyrës historike. Ideali poetik-historik i Musliut realizohet e lëviz në metafizikën lirike: në entitetin e gjërave, në labirinthet e realitetit vetë, e që i kundërvihet asaj që është e pashme/e dukshme; e formëson botën e objekteve (si tek Platoni) ose botën e përvojës njerëzore (si te Kanti); apo pse ideali është harmonia në/me njohjen e qenies (J Fries); apo endëzohet në frymën e lindjes e të ringjalljes së të bukurës (Hegel).
Në në njëfarë mënyre, botimi i plotë i këtij libri, sjell lëvizjet e atëhershme të skenës kombëtare e të hapësirave nën ish Jugosllavinë, për liri të mendimit, atë periudhë të pikësynimeve humaniste të idealizmit rinor të ngjarjeve të vitit 1968 në Evropë, edhe në Kosovë. Dhe, tani, kur po shënohet 650-vjetori i lindjes së Skënderbeut; tash, në kohën e spektakleve kulturore, mediatike apo politike; zëri poetik i entuziazmit modern të Musliut na vjen i freskët; si margaritar idealist, madje na vjen si kundërvënie që i takon një bote të çiltër kundruall këtyre xhunglave të spektakleve moderne të sallave a konferencave për media.

REALITETI ALKIMIK
Në komunkimin e tillë idealist paraqitet një realitet ndryshe, i magjishëm si vetë këndimi i poezisë, një realitet alkimik. Fluturimet e tilla imagjinative nëpër legjenda, histori, mite e kohë, e kanë bukurinë e vet të mahintshme, po edhe tagrin e tyre. E kanë dashurinë gjithë zjarr e strall ndaj Atdheut, po edhe besimin për të triumfuar mbi Kohën e Hirit, (mbi asgjënë). Nganjëherë simbolika e hirit (këtu: hinit), shenjon dëshminë, atë që mbetet mbas ndodhisë, zjarrit të ndodhive. Në kuptimin më të gjerë, si nënvizon J. Chevalier, simbolika e hirit shenjon vetëdijen e mosdijes e të asgjësë përkundrejt Hyjit krijues, ashtu si thotë edhe Abrahami te Bibla: "Ja, unë po marr guxim të flas me Zotin tim, unë që jam hi e pluhur» (Zan 18, 27), tek simbolizon pendesën, vuajtjen, kurse tek hindusët ka funksionin magjik tek cikli i kthimit të jetës, të zjarrmimit të mbrendshëm të farës së energjisë, ringjalljes etj. Te Musliu, në fund të veprës, hiri sugjeron pikëllimin kolektiv për vdekjen e humbjen e kryetrimit. Beqir Musliu sikur na pëshpërit se ky realitet gjendet në mendjen tonë, në intelektin tonë ; nuk është realitet që përfytyrohet në formën e njohjes a të përceptimeve. Më e rëndësishmja është, se, ajo që gjendet e që ngjet në realitetin e jashtëm, vjen në mendjen tonë në trajtën e njohjes, në trajtën e perceptimeve. Këtu: në trajtën e legjendave e të memories krenare historike. Në trajtën e alkimisë, do të thoshte poeti. Ai është për një tjetërsoj përndritjeje, për një tjetërsoj dritësimi shpirtëror, përkundrejt dritësimit iluminist, si lëvizje shoqërore, që po ndodhte në fundvitet e dekadës së gjashtë të shekullit XX në Kosovë. Së pari të meditosh e mandej të bësh Hapin e Ri, të veprosh. Meditimi është njajo poenta e parë; njajo poenta e vizioneve të reja, e cila bën edhe shpërndërrime të reja (personale e nacionale). Mandej do të vijnë përndritjet tjera, si: liria universale, kreativiteti intelektual, solidarësia sociale dhe fuqia perosnale. Krijuesi dëshiron të na e hapë një perde tjetër përvojash meditative-vepruese: se duhet të mendojmë ndryshe, të ndjehemi e të jetojmë ndryshe, në mënyrë më racionale: të çliruar nga subjektivizmi i fikuar. Si Qenie që e ka të çliruar individualizmin e vet; e pra, jo si pjesë e kopesë, e turmës pa tru. Por që bën sakrifica personale. Ashtu si Poeti që e bën sakrificën e tij të përditshme në dobi të Artit. Dhe, nuk është thënë kot, së këndejmi, se sakrifica e tillë, është një mallkim; se Poeti është i mallkuar të shkruajë. Se poeti vdes në kurorën sonetike… Të mos harrojmë: kështu reflektonte dhe e përceptonte botën artistikisht poeti i ri në vitet ’60, duke e thyer cipën e akullt të acarit të regjimit totalitar!
E MAGJISHMJA, MUZAT
Libri hapet me dy poezi: me Lahutën e me Prologun. Lahuta ka të bëjë me mitin tradicional shqiptar të frymëzimit epik popullor, kurse Prologu realizohet në trajtën e dialogut mitik me muzat, me historinë e me legjendën. Këto figura duan ta shenjojnë temën epike, poentën e këndimit tejet të rëndësishëm e tejet serioz epik. E shkruar në standardin letrar të gegërishtes, e cila përdorej si gjuhë shkrimi e krijimi, në atë kohë (të mos harrohet se gegërishtja është edhe gjuhë e këndimit epik); ky shpalim i historisë, i legjendës, i mitit për frymëzimin epik etj bëhet nëpërmes përdorimit të një leksiku karakteristik artistik. Ai sa e sa herë iu drejtohet muzave, Elikonit (Helikonit), Lahutës, Zanave, Parnasit, Homerit, Pegazit; përdor leksikun e epikës shqiptare, tek iu drejtohet shqipes, figurave nga legjendat shqipare, personaliteteve historike shqiptare dhe vetë historisë. Ligjërimi poetik përdoret në trajtën më të ndërlikuar artistike, siç janë strukturat letrare të sonetit e të kurorës sonetike. Sado që soneti është trajtë klasike e zhanrit poetik, megjithatë poeti Musliu, idealin klasik të artit e të ideve e tujg me strukturat figurative-ritmike e shprehëse të rrymave letrare moderne. Prandaj, edhe në këtë këndim ai dëshiron të mbetet i veçantë, të mbetet vetvetja, krejt i ndryshëm nga poetët tanë të traditës. E megjithatë, lahuta e zanat, a nuk t’i përkujtonin jo vetëm këngët epike shqiptare, po edhe paradigmën letrare që vinte nga Fishta i ndaluar në atë kohë, kur ndodhi për këtë shkak edhe burgosja politike e poetit Beqir Musliu? A nuk është një peng këndimi personal e i lidhur me poetin, për të cilin flijoi diçka nga rinia e tij, edhe poeti?
Simbolikisht ai ndërlidhet me mendësinë e me botën e tillë të kënduar poetike, identifikohet me to, për të gjetur lartësi të reja identifikimi të asaj epoke e figure, siç ishte Skënderbeu. Shqipja fekson nëpër sonete, me shkëlqimin e fluturimin e saj nëpër bjeshkë. Aty gjenden kështjella, kalaja, flamuri, Kruja, Arbëria dhe malsia. Shqipja e ka legjendën e saj të moçme, porse legjendë e tillë është edhe vetë Skënderbeu. Legjendat i kanë kapitujt e saj tragjikë e madhështorë. Tashmë “bota moderne” mund të na qortojë: pse nuk po lirohemi nga kjo mendësi, nga kjo e kaluar e nga mitet? Dhe, poeti pyet: pa konceptimet e tilla legjendare, mitike e historike, si do ta ndjente veten e tij polemi arbëroro-shqiptar? Poeti dëshiron të na bindë për të kundërtën: qenia jonë nuk e ka vetëm horizontalen e saj, aktualitetin; pra nuk e ka vetëm prerjen sinkronike. Ajo e ka edhe diakroninë e saj, vertikalen e saj, në të cilën hyjnë mitet, legjendat dhe historia; hyn tradita. Kurse poeti mahnitet nga këto bukuri të moçme nga Kohët e Elikonit (Helikoni, mbase), i cili ishte mal mitik e në të cilin jetonin qeniet më hyjnore, më të përzgjedhura, si muzat e perënditë. Këndimi i tillë mitik i muzave, lahutës e legjendave, shënjon edhe një dimension tjetër të qenies: poqese shkëputesh nga to, atëherë do të gjendesh në një zbrastirë (figurë shpesh e përdorur nga Beqir Musliu). Kurse shpalimi i tillë vertikal këndohet për ta gjetur Zanafillën (po ashtu një nocion poetic e biblik i B. Musliut) tonë, origjinën e qenies sonë mitike iliro-arbërore. Thelbin tonë të mbrendshëm. Është vatra ku ballafaqohesh me format e harresës (si thotë Kundera), ku vallëzohet valsi mortor në vërshimet e mëdha të fatalitetit historik dje e të globalizmit totalitarist, sot.
Në këtë shpalim imagjinativ ai gjen bukuri të mrekullueshme muzash, shqipesh e legjendash, trimërish e bëmash, sidomos bukuri tingujsh të magjishëm, mbasi gjithë këto figura shenjojnë orkestrimin e magjishëm tingullor. Së këndejmi, fjala sonet (nga latinishtja sonare – tingull) e sugjeron poetikën e tillë. Poeti jeton, gëzohet e vuan në sferat e imagjinatës së tillë të magjisë poetike. Soneti konsiderohet forma e parë e poezisë moderne që zë fill me Petrarkën, i cili i këndoi sonete të zgjedhura e ode Laurës. Ndërsa Musliu këto sonete e ode ia kushton një dashurie tjetër, ku sintetizohen vlerat individuale e kolektive: asaj të atdhedashurisë.
Folësi lirik i këtyre soneteve është vetë poeti. Ai e merr rolin e zëdhënësit në dy kohë: në atë të traditës sonë shpirtërore e historike e në atë të aktualitetit. Janë ligjërime sonetike për fatin e popullit nëpër histori. Është e natyrshme që ku e ku, të përdoret eksklamacioni lirik e pathosi i shprehjes, porse nuk mungojnë as shtresat e refleksioneve e të përsiatjeteve e që është veçori e krijuesve me prirje të pazakontë artitike. Ky orkestrim i së madhërishmes, e projekton portretin e Skënderbeut në rrafshin simbolik, legjendar, po edhe historik. Orkestrimit të tillë poetik gjithsesi, i shkojnë për shtati përdorimet hiperbolike, eksklamative (në fillim e në mbrendi të librit) apo vajtuese (në fund të librit), apo të gjendjeve të ngjashme shpirtërore e kolektive.
Prandaj, ndjehet aq nënvizueshëm toni ekstatik i thënieve e i frymëzimit: i lartësimit e i të madhërishmes si kategori estetike. Megjithatë, Musliu e parapëlqen frymëzimin dionisiak të frymëzimit (si do të thoshte Niçe), ndryshe nga këndimet e nga librat e tij të tjerë poetikë. Disponimi i tillë, dionisiak, i pathosit, entuziazmit, muzave, kohës, natyrës së ringjallur me florën e faunën e saj të humanizuar e të konceptuar simbas imagjinatës poetike. Figura e Lahutës e ato të rekvizitarit të tillë poetik, simbolikisht ndërlidhen në nyjat historike të kohëve. E, si në këndimet tjera, ai e parapëlqen konceptin e tij të bukurisë, bukurisë që e ka dinjitetin e saj frymëzues e historik, e që krijon mundësi të reja shprehjeje, por hap edhe shtigje të reja ndjeshmërie, shikimi e veprimi.

(Botuar te: Prend Buzhala: “Muza e zemrës”, shkrime kritiko-letrare; poezia. Prishtinë : Rozafa, 2006)
0 comments:
Post a Comment