Koha dridhet si thupra në ujë.Në vetminë e trishtë ec kjo fjalë . Si një zog i humbur nëpër qiellin e murrmë. E heshtur kapërcen dita ,e rëndë zbret nata mbi faqe të gjumit.Dritaret e jetës kanë mbetur të hapura.. Atje larg , matanë shtatë kodrave, më ngjan se shoh një shkëndijë të vogël të dritës, sa të qiriut kur është duke u fikur. Mendja më ik ta ndjek, por këmbët s'më dëgjojnë.
Natë e frikshme është!
Natë e frikshme është!
Udhët janë përplot hije, hije të frikshme.Mbi tokën e lotëve e të gjakut të djeshëm. Vallë, si nuk mësuam asgjë nga tronditja e viteve? Si nuk mësuam !
Erë e ftohtë vjen nga malet . Unë jam strukur me vargun në kështjellën e heshtur. As nuk flet, as nuk hap udhë. Në udhëkryq kanë mbetur ëndrrat!
Një sorrë me krrokamë e prish qetësinë e shpirtit edhe ashtu të dallgëzuar. Ç'kërkon ti sorrë e zezë në janarin e akullt? A nuk më thua në cilën fole bën gjumë?
Në Abetarën e lirisë, janë mbledhur krimbat e zi. Në çdo lëvozhgë janë shumëzuar larvat. Kam frikë se do t'i hanë edhe gjethet e malit?
Pa shi do të mbetet toka!
. E tharë. Mbi lisa krimbat ,do të rritën krimbat e majmë. Nëpër oborre do t'i hanë edhe sythat e trëndafilave. E ku ta gjej një tufë trëndafilash të kuq ta vë mbi varrin e dëshmorit të lirisë? Ku?, Nuk ma thuani ju të parët e parisë së atdheut, të cilin e keni ngulfatur e nuk mund të marrë frymë?
A nuk më sheh nëpër udhë si ec me komoditet si punëtori i Migjenit e si Lukja ...a nuk i shihni tërë ato vila luksoze që i ndërtuat me hajni ? Me keq(për)dorim të arkës së shtetit?
Ku je o Njeri i ditës? Përse ke ulur kokën e mban mbi supet
tua varfërinë?
tua varfërinë?
Jashtë fryn erë e ftohtë.
Në Jug Koha zihet si vullkan në erupsion.
Studenti proteston se ia kanë marrë të drejtën , ia kanë vrarë buzëqeshjen.
E si të jetojë ai pa buzëqeshje?
Eh, moj ëndërr. Me Ty unë brodha natën deri vonë. Hyra edhe në shpirtin e këngës.
Prita mëngjesin me diell.
Zogjtë në fluturim. Mbi qiellin e atdheut dallëndyshet, kojrilat në vargëzim.
Prita mëngjesin me diell.
Zogjtë në fluturim. Mbi qiellin e atdheut dallëndyshet, kojrilat në vargëzim.
Po hija e fjalës sime...ku është?
Ç'të përrallosen me përralla biblike !
Në pritje u bë shpirti dallgë !
Alnabry, më 9.1.2018
0 comments:
Post a Comment