Të shkruaj ty është shumë e vështirë,
Lodhem në shpirt,
Nuk dua të të flas më tutje;
Beli yt gjersa m’i prek shkronjat padashje
Në fantazinë e krijimit m’i përçan sytë.
S’është në vete kjo lidhje,
Çdo gjurmë që formohet me ty,
E fshehura N,
Me del një varg i farkëtuar për poezi!

Kam frikë prej këtij komunikimi,
Pa çka se ti ndihesh e mrekulluar,
Qeshesh nëpër studion tënde të intimitetit
Me kërthizë të shpaluar
E gjiu të është rebeluar nga roku i çmendur i zemrës;
Do të dalë prej këmishe,
Ta pëlcasë atë ngujim të padenjë të Njerëzimit;
Digjet ajo formë e bymyer madhërishëm,
Ka mall t’i heqë ato pranga,
Ka mall të bie gjer poshtë në tokë,
Të shëtisë me taket e veta, të ikën, të shkundet,
Midis dhëmbëve vetveten ta presë!

Kam vërtet telashe;
Më zgjon prej gjumi që pa gdhirë,
Nata jashtë është krejt bosh,
Muza është dashuruar në ty më shumë se poezia
E mua ky konflikt i krijimit po më dërrmon;
Më tërheq zvarrë shpirtin,
Siç e tërheq të kafshuar qeni endacak një ngordhësirë.

Kot më thua, ta mbaj pak atë dhembje,
Po më shqyen pesha e atij drejtpeshimi
Qëndroj ndërmjet tyre në mes pa gravitacion,
Kthetrat më mbajnë fuqishëm,
Siç i mbajnë rrotat në boshte zabonjtë;
O, sikur të mundja!
Të mos i ndjeja krijimet që me ngjyhen në mish të shpirtit,
Më pas të mos m’i shkuleshin prapë,
Siç i nxjerrin darët e torturës thonjtë!

2018
0 comments:
Post a Comment