Sunday, January 7, 2018

Zyba Hysa: JEZUSI RINGJALLËT, SATANAI SHEMBET!


(Kushtuar Amerikës në këndvështimin tim)
S'të njoh nga afër Ty, Amerikë,
T'mendoj e t'quaj "Obelisk i lirisë"
Në gjirin tuaj mban bijtë më fisnikë,
Djalli i përndoqi... përtej barbarisë!
Nga gjithë bota erdhën t'përndjekurit,
Erdhën dhe martirët e rracës sime!
Aty gjetën strehë, më të përzgjedhurit,
Bashkë me të tjerët "Obelisk lirie!"
Na fal Amerikë... kur votuam s'ishim vetë!*
Q'Jorusalemi të rikthehet prapë në identitet,
Ti "Kalorës i bardhë, besimtar dhe i vërtetë"
Sigurisht vjen... sic tregon bibla qiellit zbret!
Të vërtetët shqiptarë, janë të përndjekur,
Dikush në gjirin tënd erdh dhe i vlerësuat,
Ne q'mbemë këtu e pse të përpjekur...
S'u dha kurrë e drejta, zaptuar nga t'huajt!
Unë e ndjej Amerikë, Ti, Kalorës qielli!
Me zjarr e me dashuri, botën do cuditësh!
Ka ardhur koha.... po lind ëmbël dielli,
E pse të sulmojnë, Ti vec rritesh, rritesh!
Amerikë, Ti, "Gjykon e lufton me drejtësi"
E pse stani i botës, të quan "Fatkeqësia"!
Bjeru barbarëve t'shekujve me ethuri
Gjer t'japë shpirtin e pashpirt padrejtësia!
Ke mbështetjen e gjithë popujve, kombeve,
E pse kriminelët s'votuan n'OKB për Ju!
Por Ti brenda teje ke frymën e Zotave,
Q'krijuan botën e sot ata e masakruan!
Je shpresa jonë, shpresë e gjithë botës!
O Kalorës, sytë e tu kanë "flakë zjarri"*
Ndërsa ke disa kurora rreth e rreth kokës,
Të shkruar në to një emër, q's'e di asnji!
Pas vitit një mijë, satanai doli nga burgu,
Mashtroi gjithë kombet dhe popujt dede,
Drejtësia ngujuar shpellave si murgu,
Kur s'mund të gjejë veten fshihet atje...
Më pas drejtësinë e ftove të vinte,
Tek Ti, Amerikë... të lëshonte rrënjë,
Tash ka ardhur koha pas kaq vite e vite,
Frutet e saj t'i shijojmë të tërë!
O " Mbret i mbretërive dhe Zoti i zotërve"!*
e ndjej q'thërret më zërin e fuqishëm t'kohës,
"Ejani mblidhuni në darkën e madhe t'Perëndisë"!
Por u zgjuan epshet e përbindshave të tokës!
Kucedra ligësi nga një kokë nëpër botë,
Pa kurora drite venë veton, s'shikojnë dëmet!
Ti, Amerikë, dragua me shumë kurora në nj'kokë
Jezusi ringjallet... Satanai shëmbet!
* - Kudo qe eshte kjo shenje, jane fjalet e Biblës

0 comments:

Post a Comment