SKËNDERBEU DHE REFERENCA EDUKUESE-PEDAGOGJIKE: PËR TË MOS U TRADHTUAR NGA HARRESA
(Demë Mulliqi: “Skënderbeu – edukator i kombit shqiptar”, i botuar më 1996)
(Nën shenjën e VITIT TË GJERGJ KASTRIOTIT), 19
Figura e Skënderbeut është bëtrë objekt studimesh të fushave të ndryshme të dijes, ndër to, edhe i atyre të edukimit dhe pedagogjisë. Kështu, pedagogu Demë Mullqit (i lindur mël 1946, nga Raushiqi i Pejës), pedagog, këshilltar pedagogjik, studiues, ligjërues i deritashëm universitar, autor studimesh nga lëmi pedagogjik e ai i arsimit etj(, ndër të tjera, ka dhe veprën e rrallë monografike studimore, me titulli “Skënderbeu – edukator i kombit shqiptar” i botuar më 1996.
Vepra e tillë studimore është një risi në fushën e studimeve, vlerësonte dr. Xhavit Aliçkaj (tashmë i ndjerë):
"Tërë shumësinë e të mirave të tij shpirtërore, fizike e mendore, si: trimërinë, bujarinë, burrërinë, besnikërinë, urtësinë, atdhedashurinë, modestinë, mëshirësinë, mikpritjen etj.,është munduar t’i vërë në sofrën e madhe shqiptare dhe t’u japë përmasa kombëtare e kështu t’i nxjerrë tiparet karakterologjike të popullit.”
Nëse Skënderbeu, i shkëputur dhunshëm e tragjikisht nga gjiri familjar, nëse ai do të marrë arsim në shkollat më të larta ushtarake perandorake otomane, nëse ai merr atje dhe dije e kulturë të përgjithshme, është e habitshme që atë nuk e shndërruan në turk luajal, sikundër thekson autori, por e brumosën edhe të fort karakterin e tij armiqësor kundruall perandorisë. Dhe kjo ndodh vetëm tek njerëzit me karakter të fortë, sepse ai nuk kënaqej me tituj të lartë osmanë, as me privilegjet e pafund osmane. Dhe kthimi ndodh, falë këtij karakteri, edukimi familjar dhe qëndrueshmërisë në ruajtjen e identitetit kombëtar. Kthimi ishte i vullnetshëm në atdheun e robëruar. Një kthim që shënoi një epokë.
Autori D. Mulliqi porosit: shembulli i Skënderbeut duhet të jetë i pranishëm dhe fuqimisht i gjallë në vetëdijen dhe ndërgjegjen e secilit shqiptar në dhe të huaj. Skënderbeu mësoi gjuhë të huaja e shkathtësi luftarake e kalorësiake, por ato i vuri në shërbim të Arbërisë. Frang Bardhi e quante Dragoi i Epirit. Naim Frashëri e përshkruan:

Ishte mbret i bukurisë
Si delli epte dritë.
Si delli epte dritë.
Kurse pedagogu Mulliqi e përshkruan si personalitet bashkëpunues i denjë, komunikues, tolerant, i mirëkuptueshëm, tolerant, dhe jep një varg përshkrimesh të tjera karakterologjike. Kthimi I tillë historik ka dhe referencat e veta nëpër shekuj, për të gjithë ata që nuk deshën të tradhtohen nga harresa, po kishin shpirt kryengritës, që nuk duruan zullumet otomane a sllave; që nuk deshën pajtim me haraçlinjtë; …deri te Lufta e UÇK. QË NË KAPITULLIN E PARË ME TITULL “Orvatjet osmane për tjetërsimin e personalitetit të Sklnderbeut”, autori na e tërheq vëmendjen te kjo problematikë. Vetëm le ta kujtojmë se si Perandoria otomane, dikur, nëpërmes jeniçerëve (fëmijëve të rrëmbyer nga gjiri familjar, kryesisht i familjeve të krishtera), synonte që FËMIJA TA HARROJË PRINDIN E VET, besimin e vet fetar, kombin e vet dhe gjuhën e vet. E mandej, me tërbim, ky JENIÇER i shkombëtarizuar, të shkonte në luftëra pushtuese, së pari të shkonte e ta vriste familjen e vet, ta shkrumbonte, dhunonte e përgjakte Atdheun e vet... Tragjedi e shumëfishtë!
Jeniçer dhe i rrëmbyer ishte edhe Gjergj Kastrioti - Skënderbeu, por ai kishte MOSPAJTIM SHPIRTËROR, prandaj KTHIMI I TIJ në Atdhe e në vlerat e përparshme, mbeti IDEAL I PËRGJITHMONSHËM. Autori nënvizon se kthimi i Skënderbeut në kruijë e te gjiri i popullit të tij, ishte akt i vullnetshëm. Madje,. Barletin e quan karakterologun e parë shqiptar. Dhe këtë aspekt edukues-pedagogjik, autori e zhdrivillon te kapitulli “Personaliteti i Skënderbeut” e që është kapitulli qendror i kësaj monografie me vlerë (tiparet e tilla, si trimëria, burrëria, besa, mëshirësia, mirëkuptimi, modestia, toleranca njerëzore, qëndrueshmëria, mençuria, mikpritja- gjejnë trajtimin e argumentuar shumëfish nga burimet, literatura e pluralitetit të shumë disiplinave të dijes). “Skënderbeu realitet dhe legjendë” është një tjetër kapitull studimor i interesimeve të autorit. Madhështia e pavdekshmëria e heroit ndërlidhen me trashëgiminë popullore, por legjendat për të kanë mbështetjen historike, idenë e qëndresës proverbiale shqiptare: Skënderbeu shfaqet si personalitet hsitrporik që mbron identitetin kombëtar, si dhe kulturën e civilizimin evropian, nënvizon autori.
Autori thekson rezultatin fundor të studimit: periudhat bastarde të së kaluarës sonë, kanë lënë vragë në sjelljet e në mendjet tona në formë të harrimit të historisë, duke na imponuar pranimin e vlerave të huaja, që kishin për qëllim rrezikimin e qenies sonë kombëtare. “Një shkallë anatemomi përjetoi edhe shëmbëlltyra jonë aq e ndritshme kombëtare Gjergj Kastrioti- Skënderbeu.” Autori argumentin e tij e mbështet në kërkimet në terren, te prindër, nxënës dhe arsimtarë. Prandaj përkushtimi studimor mbështetet në përmasën e personalitetit të Skënderbeut, në rëndësinë e edukimit kombëtar të këtij personaliteti.
Mjafton shembulli madhor historik i tij: braktisja e jetës luksoze të pallatit sulltanor, dhe krthimi te sheshi i betejave, besnikëria ndaj trashëgimisë familjare, lidhja me besa-besë në Kuvendin e Lezhës etj.

0 comments:
Post a Comment