Në shtëpinë e Norës
dielli ishte i madh…
Në heshtje një trëndafil
bëhej i bardhë,
më pas ngjyrë rozë,
trëndafilat harlisur rriteshin si me krahë.
Në atë shtëpi poetike,
ajo vajzë zbavitej me të padukshmet e saja
si dallandyshe me këngë në gojë.
Çdo vit
në ditë lindjen e Norës
në fshatin e mollëve
dëndësoheshin pemët
sa herë Nora dashurohej.
dielli ishte i madh…
Në heshtje një trëndafil
bëhej i bardhë,
më pas ngjyrë rozë,
trëndafilat harlisur rriteshin si me krahë.
Në atë shtëpi poetike,
ajo vajzë zbavitej me të padukshmet e saja
si dallandyshe me këngë në gojë.
Çdo vit
në ditë lindjen e Norës
në fshatin e mollëve
dëndësoheshin pemët
sa herë Nora dashurohej.
Ishte e njomë, afër pjekjes…
dhe shpirtin plot me ngjyra vajzërore
dhe shpirtin plot me ngjyra vajzërore
0 comments:
Post a Comment