Mbi një shkëmb ulur
në breg të detit,
tutje horizontit,
në vetminë e mendimeve
monologun e jetës këndova.
në breg të detit,
tutje horizontit,
në vetminë e mendimeve
monologun e jetës këndova.
Deshiroja
pak të qëndroja,
e të mësoja për të.
Deshiroja
në heshtje zënë t’ia dëgjoja,
këtu, në shpirt brenda.
Ndërsa tutje horizontit
re të purpurta,
vjedhurazi u shpërndanë.
pak të qëndroja,
e të mësoja për të.
Deshiroja
në heshtje zënë t’ia dëgjoja,
këtu, në shpirt brenda.
Ndërsa tutje horizontit
re të purpurta,
vjedhurazi u shpërndanë.
Atë natë monologun mumje dëgjova,
shumë gjëra u rrëfyen,
brenda tyre shumë mistere barteshin.
Netët i doja të lakuriqta, e
pranë të kisha lumturinë,
atje, në thellësinë e shpirtit.
të jetoja qetësinë time të heshtur
si hëna në qiell.
shumë gjëra u rrëfyen,
brenda tyre shumë mistere barteshin.
Netët i doja të lakuriqta, e
pranë të kisha lumturinë,
atje, në thellësinë e shpirtit.
të jetoja qetësinë time të heshtur
si hëna në qiell.
Në thellësi të syve,
kërkova shumë dashuri.
Në amfiteatrin e qytetit të lashtë,
nëpër mure, e rrugë,
shumë histori rrënqethëse,
ishin ngujuar.
kërkova shumë dashuri.
Në amfiteatrin e qytetit të lashtë,
nëpër mure, e rrugë,
shumë histori rrënqethëse,
ishin ngujuar.
Në kalldrëmet e gurta
trokthi vraponin së bashku,
dashuria,
misteri,
pabesia,
dhembja e loti.
trokthi vraponin së bashku,
dashuria,
misteri,
pabesia,
dhembja e loti.
Nuk arrita trokthin tua ndalë,
as historinë t’ua mësojë,
nuk e lanë,
as zemrën të ma hapë,
një po dashurie
mbi gurë të gdhendë.
as historinë t’ua mësojë,
nuk e lanë,
as zemrën të ma hapë,
një po dashurie
mbi gurë të gdhendë.
Amfiteatri i qytetit të lashtë,
i gurrëzuar mbeti,
sa trokthi i zemrës
desh më ndali.
i gurrëzuar mbeti,
sa trokthi i zemrës
desh më ndali.
Gjurmë kishte lënë
mbi kalldrëmet e lashta,
ai lot i pikuar
plot mall e dhembje
kristal mbeti.
Në rrugët e kalldrëmta
të amfiteatrit të lashtë,
një vegim shpërtheu
e papritur kuptova,
se të gjitha i kisha humbur.
mbi kalldrëmet e lashta,
ai lot i pikuar
plot mall e dhembje
kristal mbeti.
Në rrugët e kalldrëmta
të amfiteatrit të lashtë,
një vegim shpërtheu
e papritur kuptova,
se të gjitha i kisha humbur.
Atje,
në thellësi të detit,
poshtë këmbëve të mia,
shumë poezi u mbytën.
Se bashku me heshtjen,
atë natë,
Ylli dhe hëna
u drodhën në ekstazë.
në thellësi të detit,
poshtë këmbëve të mia,
shumë poezi u mbytën.
Se bashku me heshtjen,
atë natë,
Ylli dhe hëna
u drodhën në ekstazë.
0 comments:
Post a Comment