Gjithëçka në furtunë
është në harmoni të përkryer,
ajri me sy plot dallgë, gjëmimet zbukurojnë qiellin,
në kopshtitn ku ju banoni gjethet bien fluturimthi...
Eja, të lozim me ajrin e mëngjesit
ku gjenden dhe gjëra të virgjëra,
miqësia është çelsi që hap derën e kohës.
Ditët dedhen në pentagramin e jetës.
Të kujtojmë dhomat e gjumit lagur nga shiu,
Ejani të pertypim “ kafshatën e mjerimit”,
të këndojmë me nostalgji për të verbrit
me pelerinën e mjegullës të ngrohim vetveten...

***
Aty tek vendi im
dita vjen e heshtur
ëndrrat kanë fikur dritat.
Ju, miqtë e mi
vraponi të kërkoni portretin e mëngjesit...
Sa mirë,
kam hapur portën e shpirtit
si strehzë malli për portretin e qytetit.
Qielli im, sot është me shi
është koha, në drekë të pim verë
deri afër mbrëmjes, më pas
bashkë me pemët e stinës,
ta trembim dimrin!

Vargje pa përgjigje
Miq të dashur, pse çuditeni,
zemra është e përfshirë në një mijë e një mrekullira,
pse habiteni, shkakun e dhimbjes se zbulojmë dot!?
Jeta një bllok shënimesh i pambaruar,
të lumtur janë ata dhe në fshehtësi
shkruajnë nëpër libëra...
Shikimi im i pëlqenë të fshehtat
ato, nuk puthen
veç ledhatohen nga zemra.

Për ju miq të ajrit...
Mosha më përkëdhel, ende e dua të bukurën!
Koha ime flet me frymëmarrjen e stinëve
Dua të jem rinosh, por yjet si kap dot,
ushqim kam ngjyrat e moshës,
kur të iki, cicërimat e fëmijve t’më përcijellin
të ndihem i gjallë nëpër biseda
dhe kur vjeshta të shkund gjethet dhe dimri të vdes
unë përsëri, nuk do kem frikë nga vetëtimat ...

0 comments:
Post a Comment