Wednesday, November 1, 2017

Zyba Hysa: DASHURI IDEALE...

Asnjëherë s'kam qënë ëndërrimtare delirante,
As bëja takime me "Princin e Kaltër"
Siç bënin vajzat njomzake...
Futesha nën lëkurën e personazheve e pa u lodhur,
Ëndërroja fundin e tyre pa mbaruar libri,
E kur i dilja në fund librit, 
Siç fantazoja, kishte ndodhur...
...................................................
Humba dashurive anonime,
Anonim mbeti jeta ime!
Shumë më deshën... më dashuruan,
Mbase edhe sot më duan!
Shumë u përgjëruan,
U masakruan,
U vetflijuan...
U bëra dhe pjesë e këtyre dashurive,
Me dashuritë e librave u ngatërruan
Historitë e tyre,
S’'ka libër që i shkruan… 
Unë… përsëri desha dashuritë anonime,
Sipas fantazisë sime!
Erdhe... kur s’të prisja
Ishe i fundit dhe i pari,
Q'më nxite fantazinë ëndërrimtare,
E para dashuri reale,
Përmbi të gjitha dashuritë anonime,
DASHURI IDEALE!

0 comments:

Post a Comment