Do të ulen të gjithë anuesit
Për ta gjykuat piktorin e dehur
Që la brushën me ngjyrë
Në atelien e pambaruar
Dritaret i thanë t’i bëjnë nga kallami
Dyert nga gurët e lëmuar
Fjalët do t’i huazojnë nga Evropa
Vendoret do t’i kruajnë dhëmbët
Matanë grilave koha do t’i var buzët
Në ekspozitë
Do të lehin edhe qentë
Macet mjaulluese
Muret do t’i krehin flokët
Me pleshta !
Për ta gjykuat piktorin e dehur
Që la brushën me ngjyrë
Në atelien e pambaruar
Dritaret i thanë t’i bëjnë nga kallami
Dyert nga gurët e lëmuar
Fjalët do t’i huazojnë nga Evropa
Vendoret do t’i kruajnë dhëmbët
Matanë grilave koha do t’i var buzët
Në ekspozitë
Do të lehin edhe qentë
Macet mjaulluese
Muret do t’i krehin flokët
Me pleshta !
NË ALNABRY
Erdhe flokëthinjur flokëbardhë
Nëpër këto rrugë pa adresë
Pa paguar taksë nëpër udhë
As protokoll nënshkrime
S'u grinde as me qiellin
Bie nëpër kopshte mbretërish
Shprish flokët e zonjave
Që kanë lënë orë takimi
Njerëz duke pritur
Me trëndafila në dorë
Erdhe flokëthinjur flokëbardhë !
Nëpër këto rrugë pa adresë
Pa paguar taksë nëpër udhë
As protokoll nënshkrime
S'u grinde as me qiellin
Bie nëpër kopshte mbretërish
Shprish flokët e zonjave
Që kanë lënë orë takimi
Njerëz duke pritur
Me trëndafila në dorë
Erdhe flokëthinjur flokëbardhë !
0 comments:
Post a Comment