shkëmbinj graniti kam dokument.
Jam bir legjitim i shqipes së Korabit,
lindur dhe rritur në majë të malit.
Kam sy, dy liqene, vetulla mal e kodër,
njërin në Pogradec, tjetrin në Shkodër.
Kam dy flatra shtrirë nga Jugu në Veri,
njërën në Kosovë, tjetrën në Çamëri.
Kam dy kthetra, për të shqyer prenë,
si në Karaburun edhe në Albulenë.
Kam pendë ahu e bredhi të blertë,
me të cilat mbuloj trupin tim në jetë.
Nëna më ka lindur me krahë shpendi,
të vigjiloj gjithë brigjet e këtij vendi.
Nga maja e malit, sulem si vetëtimë,
kur i huaji më prek sado pak kufinë.
Emrin ma kanë vënë ilirët: Kujtim,
të kujtoj gjithë heronjtë e vendit tim,
trimat që derdhën gjakun për liri,
për flamurin e shenjtë, kuq e zi,
Me simbolin e nënës shqiponjë në mes,
trashëguar shekujve nga brezi në brez.
Do vdes si bir i shqipes së shkrepit,
me lirinë gdhendur në majë të sqepit...
Poezi e shkëputur nga libri me vjersha dhe poema: "Jam Bir i Shqipes"
0 comments:
Post a Comment