Monday, November 20, 2017

Sadbere Gagica Spahija: NË ÇDO SKAJ TË BOTËS


Ta lëshoj sot
Nga një dallëndyshe pa kufinj
Ky atdheu im të jetë
Bota të flas me gjuhë dashurie
Qiellin ta mbulojnë shqiponjat
Me flamuj krenarie
Çdo mëngjes të vë mbi përmendore
Nga një trëndafil të kuq
E një këngë të lëshojë shtat
Në Luginë në Çamëri
Në Pollog e në Veri
Në cep të shpirtit një mall
Ta puth ta shoh me sy
Sa larg është tretur

0 comments:

Post a Comment