Monday, November 6, 2017

Prend BUZHALA: RRËFIMI PËR BESIMIN MË TË VËSHTIRË

(Çast lirik në nëntor), 6
E ti na rrëfen për besimin më të vështirë, më të pamundshmin:
Bie fjala, si t’i dëgjosh hapat e njerëzve, edhe kur flë,
Si ta dish cili njeri nuk buzëqesh, kur atë kurrë me sy s’ sheh.
Na ligjëron: si t’i besojmë të bukurës
E atë do ta gjejmë dhe te një pikë vese a fije bari.
Na ligjëron: si t’i besojmë lumturisë
Dhe ajo përnjëmend ia beh me këngën e një zogu
a me Fjalën e Mirë.
Na ligjëron: si të mësojmë nga një Lis i Drejtë -
Lartësinë drejt qiellit, Lisi e ka marrë duke ligjëruar me diellin,
gjatësinë dhe të qëndruarit drejt e ka marrë përballë stuhive,
përballë vapës-zjarr e djegagurit, ngricave dhe thatësirës,
në trungjet e tij iu bën çerdhe gjarpërinjve, zogjve dhe arinjve,
me helmin e gjarpërinjve spërkat bimën që e shndërron në ilaç,
kurse lojën me rreze e shndërron në të folurit e fshehtë me yje.

0 comments:

Post a Comment