Sa vrer e sa zor,
kur dorën ua shtrin t'i shpëtosh dy të mbyturit në greminë,
E, ata, aty, në honin ku janë zhytur, të tërheqin edhe ty.
Kur dalin në breg, mendojnë se kanë shpëtuar.
Kanë harruar se ujqit që i shtynë aty, gjenden në rrethim,
janë të gatshëm t'i shqyejnë përsëri.
Ujqit marrin frymë lirshëm pa ty, për t'u hedhur në gjah të ri.
"O Atë, s'ka gjë, e humbur qoftë jeta ime,
shpëtoji shpirtrat që vazhdimisht mbyten e mbyten" -
dëgjohet zëri i shuar në thellësi.
Dhe zëri ende jehon, si gjëmë, nëpër histori.

0 comments:
Post a Comment