Thursday, November 2, 2017

SadbereGagicaSpahija: Tre Poezi


MË GRISH VLORË
Të kapërcej nëpēr qiell
Me një tufë trëndafilash në dorë
Ta takoj Idriz Seferin nga Gjilani
Midis burrave të kombit
Në orën e poetēve një copë hapësirë
Ta prek edhe detin me dallgë
Më grish, Vlora e Ismail Qemalit
Të vij, me buzēqeshje Kosove.

DO TI MARR ËNDRRAT MË VETE
Nga do që të shkoj
Qyteteve të panjohura me dritë neoni
Edhe këto net vjeshte mbi varg
Ta ndërtoj një fjalë dashurie kullë
Ta ngroh shpirtin e mërdhirë nëpër dhimbje
Me buzëqeshjen tënde do të hapëroj
Si një yll që udhët i ndriçon.

PARA MEJE
Zgjatën rrugët horizontet
Diçka ka mbetur mes fjalësh pa e thënë
Ulur mbi një gur të ftohtë shikoj qiellin
Mbushur përplot me re
Në dorë mbaj puplat e një zogu
Aty në tarracën time kujtim
Pas meje vijnë disa zëra të çudishme që s'i njoh
Diçka ka mbetur grimcë shkronje në sintagmë!

0 comments:

Post a Comment