Shqiponja fluturon në qiell, po çerdhen e bán në tokë.
Ajo i ka dy folé: nji në Qiell e nji në Dhé.
Nji Atdhe në Mbretninë e Kaltër, nji tjetër që quhet Mëmëdhe.
Nji Shqipni e krijon nëpër dhé e nji nëpër rruzullim.
Nji nëpër kohna të moçme e nji për amshim.:
Vetëm Epokat i dinë e, e mbajnë në mênd lashtësinë e saj.
E gjeni në shoqni me shêjtën e me luftarë.
Zbret në qëndisma të kuqe nusesh e në djepa lindjesh.

Rueju guximit të saj kur fluturon nalt mbi ré.
Rueju shpejtësisë së saj prej rrféje e réje.
Rueju këtij Mbreti të Qiellit.
Dy krena i ka, si dyfishim fuqie e force, për me u êndë në dy botna,
Me hy në nji botë e me dalë në tjetrën,
te të gjallët e te të dekunit
dhe i drejton shpirtnat në tjetër përmasë përjetësie.
Na e siguron nji vend te Hyji e nji vend te Bekimi i Dheut.

Duaje atdhenë si shqiponja folenë.
Vetëm dashunia e pamatë atë e kthen në çerdhen e saj.
Në botën e kaltër Mbret i Qiellit,
në Botën e Dritave, Mbret i Diellit.
Ajo shikon nga Muret e Nalta të Bjeshkëve.
Nga maja e nji Rruféje.
Kudo shikimi i njerëzve largpamës, krahasohet me atë të shqiponjës.

Ajo zbret nga Beteja e Fitores te harku ylberor i paqes.
Kur na shikon ne, na shikon prej Kreshtës së Diellit,
Prania e saj në Hapësirë, asht Bekim për Atdhenë.
Kur fluturon mbi detna e oqeane,
aty kuvendon me misterin, me të Tejet-fshehtën,
âsht nji diell që nxen, nji shpirt që na nalton.
âsht emblemë e Të Gjithëpushtetshmit,
që na kundron kur jemi në naltime shpirtnore.
Shpend diellor, ogur që fluturon nëpër fitore.

Ngjitet në pafundësi naltësish,
për me e këndue kângën Tonë të Fitores.
Çka të bâjmë me thesarin e trashëgiminë e saj në qiell e në tokë?
Po qe se vetëm nji ditë bâhesh Shqipe Mali a Shqipe Qielli,
nuk kemi se çka me të thânë:
sheh ato që nuk shihen, di për ato që nuk dihen.
Kundrim fisnik lëshon mbi Rruzullim,
ky Shpend Hyjnor, Udhërrëfyes i njerëzimit,

Aty ku âsht Liria ma e Madhe, aty âsht Flamuri me Shqiponjë,
Dhe njerëzit i shohim ma të vendosun.
Liria e saj âsht e çlirueme nga kanxhat e tokës.
E shikimin e saj mundeni me e pa vetëm te sytë e të rijve,
shpirtin e saj te fjala e urtë e pleqve.
Âsht Pararojë e Shpirtit fluturues, Zbulues misteresh,
Udhëzbulues shtigjesh të errëta, e zotnon Artin e Fluturimit
Ditën puthet me re, natën me hânën.
Kaq shumë kombe bâjnë brohoritje galdimi për té.

Askush si ajo nuk mundet me u grindë e me u tallë me kohën,
Ajo e ka edhe nji fluturim final mbi humnera motesh e mbi hije dielli.

0 comments:
Post a Comment