Monday, November 27, 2017

Dhimitri Kokaveshi: SUNDIM PARAJSE


Vështrimet, tejkalonin
ç'do eleganc
bizhuterish aty, ku bota
mbetet
përqendrimesh, mbi këtë parajsë
oh!... Sa e bukur
kjo parajsë, më e bukura
më udhëton
shpirtit!... Gjezdisur po më lë
ç'do përsëritje!...
Dhe një sundim. Sundim
i shprehjeve
në admirim, vështrimesh
nuk shtiret
bukurisë!... Joshem dhe
joshur
në madhështi të shpirtit
më relaksonte
përmes çudirave?... Nuk e sfidoj
as më sfidon
ç'do përkëdhelje
nuk mbetet, as njihet si dhunti
mes kozmetikës
mos e mashtro. Mos më mashtro
në kët' parajsë
të shtirur, mos u shtir
në përgojime
këngën e saj nuk mundem
nuk dua!... Ta dëgjoj.

0 comments:

Post a Comment