Ajo kishte filluar të ngazëllente me dashnorin, thua se tek ai mashkull kishte hasur ndonjë maço sa gjashtë burra, prandaj duke shtuar edhe një kat nga vetja, pikërisht ripërtëritjen e saj, ndihej si në qiellin e shtatë. Midis lajthitjeve të tjera, ideja fikse se gjatë natës arrinte të dëgjonte zhurmën e yjeve të reja, më dukej një sajesë qesharake. Po aq acaruese delikatesa e shtirë për pasqyrën dhe tualetin e mbrëmjes, këmishën me dantella dhe të brendshmet e mëndafshta, sepse në gjumë gërhinin të dy, ajo gërnetë dhe ai trombë.
Një mbasdite, teksa binin hijet e muzgut, e gjeta të përlotur. Nuk ma fshehu, në atë molisje të ëmbël tha se qante nga lumturia. Tha, pastaj, se lotët e sinqertë ngjiten lart, ata arrijnë deri në kufijtë e jashtëm të kozmosit, që prapëseprapë janë zona hyjnore dhe atje kthehen në yje. Nga të gjithë lotët, mjaftojnë pesë të tillë për një yll rishtar. Kështu ndodh, tha, që galaktikat shtohen gjithnjë, qielli zgjerohet e zgjerohet, ndërsa edhe zemra e njeriut bëhet më e madhe bashkë me universin.
O Zot, ku po e hidhte fjalën, nga i kishte këto broçkulla dhe si u besonte verbërisht?! Mua s’më mbetej, veçse të kujtoja thjeshtësinë e saj të mëparshme. Për shembull, nuk më hiqej nga mendja çasti kur, sa herë qepte diçka me gjilpërë, në vend të gërshërës e këpuste fillin me dhëmbë.
Ata dhëmbë, tashmë, sikur bluanin mishin tim.
- Çfarë shkruan ti në blloqet e tua? - u bë kureshtare po atë mbasdite.
Ia ktheva naivisht, si të mos e kisha parasysh me ç’bllok në dorë më kishte parë herën e fundit:
- Në cilin, në atë me spirale?
- Po, - tha, - atë me sustë ndër faqe.
Është e vështirë të kesh veshë aq të mprehtë, sa në mes të rrëmujës kaotike të jetës, dramës dhe shpresës, të kapësh tingullin që të duhet ty. Pak nga pak, unë po mendoja se kisha trashëguar dështim dhe mungesë kontrolli në fatin tim. Me vete e pranoja, asnjëherë s’kisha qenë i zoti të ndryshoja fatin e dikujt tjetër, por edhe imi po më dilte nga dora.
Thonë se të gjithë dështakët, me kalimin e kohës, përngjajnë me njëri-tjetrin. Ndoshta unë i përkas kësaj specie, andaj nuk është çudi nëse u ngjaj dështakëve. Megjithatë, ndonjë përgjigje përfundimtare nuk kam, përderisa më duket se asnjëri prej tyre nuk më ngjan mua.

* * *
Nuk më kujtohet kush pati shkruar se dragonjtë i sulmonin elefantët pikërisht në verë. Vapa ishte aq kapitëse, e rëndë dhe me lagështirë, sa të shkonte mendja se po të flije, nuk do të zgjoheshe më, pasi do të shpërbëheshe në krevat. U ngrita ende pa zbardhur, por pa mundur të qetësohesha, sepse të njëjtat dyshime dhe të njëjtat mëdyshje më brenin. Ai që do të sulmoja unë, nuk ishte elefant; sipas vëzhgimeve të mia ishte një dykëmbësh skërfyell, një tip skuthi që me gjithë feçkën e madhe, mund t’ia thyeja turinjtë me një grusht. Mirëpo deri atëherë ai kishte ruajtur ndaj meje një gjakftohtësi ngulmuese, dinake e tallëse, si të donte të më thoshte me atë vështrimin rrëshqitës: “Pse shet dëngla?! Unë e di se ti e di që Fjonën tënde e palloj.”
Këtu më bëhej i besueshëm sulmi i dragonjve, të cilët i përvëlonte mbajtja e flakës në grykë. Me gjasë, ata e kishin provuar se gjaku i elefantëve mbetej i ftohtë në verë. Kurse unë në këtë pikë çaloja. Për t’i kapur në flagrancë, domethënë të dy bashkë në krevat, ende më mungonin provat.
Në fundjavën tjetër, kur tashmë kishte rënë vapa e madhe, ngrita edhe kurthin. Të shtunën në mëngjes i thashë asaj se isha ftuar në B. dhe se prej andej do të kthehesha të nesërmen. A do ta sillte atë natë jaranin në shtëpi? Kërkoj ndjesë që nuk përdora fjalën e mëhallës, palluesin.
Në B. do të shkoja vërtet, madje edhe Fjona i kishte shtruar bukë dikur mikut tim të hershëm. Me Roni Krisilin isha njohur qysh në shkollën e mesme të gjuhëve të huaja, kur studionim në degën e italishtes. Ai i ndërpreu befasisht studimet e larta pa mbaruar vitin e dytë. Por si ta kishte tërhequr këmbën zvarrë, as unë nuk arrita të diplomohesha. Një pneumoni me ujë, që m’u përsërit pas disa kohësh, më shkëputi nga universiteti në prag të vitit të katërt. Kurimi zgjati me muaj, herë dilja, herë kthehesha në sanatorium. Më pas, si të më ishte veremosur gjithçka, i solla shpinën fakultetit dhe u rropata për ndonjë punë.
Babai i Ronit, Maznik Krisili, të cilin e kisha lajmëruar një ditë më parë, më priti bujarisht. Ai s’e harronte kurrë, siç më tha, dashamirësinë që kisha treguar ndaj djalit të tij, një copë fshatari që kishte guxuar të përzihej me elitën e kryeqytetit. (Fjalët e tij, por dyshova se mund t’i kishte dëgjuar në atë kohë nga i biri.) Veçse shfaqi habi që nuk kisha bërë prokopi, pasi ende mbaja motoçikletën e vjetër, një skuter rrangallë, që e përdorte edhe Roni përpara se të emigronte në Itali. Por edhe unë u habita gjithashtu. Dikur kisha parë atje një shtëpi të vogël, tani po shihja një bina trekatëshe me oborr, kopsht të madh dhe një rrethojë betoni mbi dy metra të lartë përqark. Aq e mobiluar m’u duk brenda, sa mendova se me xhepin tim nuk do të mund të paguaja as dorezat e praruara të dyerve.
Mbasdite dolëm për gjah nëpër ullishte me një çifte gjermane, që i kishte tytat një përmbi një. Për mua ishte hera e parë që do të qëlloja me armë dhe, ngaqë e ndjeu se isha fillestar, nuk priti të vrisja ndonjë shpend, por vuri ca kanaçe birre në trungjet e ullinjve dhe, në largësi prej tridhjetë hapash, më la të shtija pesë herë. Pastaj, po nga çanta e nuzullimeve, nxori një pistoletë Zastava dhe nisi t’i rrëzonte kanaçet, duke i qëlluar në ecje e sipër, madje njërën edhe në pozicion rrotullimi si kauboj. S’e pyeta pistolierin, që dukej i stërvitur, se e kujt ishte pistoleta, por më shkoi nëpër mend se njërën, revolen ose çiften, mund ta kishte pa leje. Megjithatë, kur disa orë më vonë do të ndodhesha në rajonin e policisë, përmenda vetëm çiften, Zastavën s’e zura ngoje.
Darkën e morëm me ngadalë. Maznik Krisili hante e pinte, ndërsa unë vetëm sa e vija gotën në buzë, sepse do të ngisja motorin në kthim. Ia kisha thënë shkakun përse do të kthehesha patjetër, e kisha lënë Fjonën me temperaturë. Kurse ai bujari, duke dashur shoqëri në pije, nisi të ngulmonte që të gdhihesha aty. Kaq në siklet më vuri përgjërimi i tij, sa u detyrova t’i rrëfeja arsyen e vërtetë. Me këtë rast, mendova, mund të marr edhe ndonjë këshillë prej një burri të pjekur, të rrahur me përvojë. Vriti të dy, më tha. Dhe, si u mendua pak, e ndau barrën përgjysmë: Ti laji vetë hesapet me atë zuskën tënde, ndërsa jaranin ia lëmë Ortakut tim. Ai gjakësori e di pastaj, e kryen vetë apo paguan dorasin, kjo është puna e tij. Por bashkë me atë horrin që të poshtëron ty, varroset edhe e vërteta.
Për ta bërë sa më të besueshme këtë mundësi, ai më tregoi mënyrën si ishte zaptuar trualli i vilës. Shì atë çast, prej drithmave që më hynë në trup, e rrëkëlleva gotën me fund. Ishte verë e holluar me ujë, por më tepër ujë që kishte marrë ngjyrën e verës rozë.

Teksa kthehesha mbasandaj, nën dritën e fenerit më zuri syri një këmbë njeriu, që kishte dalë mbi buzën e kanalit. Isha ende në xhadenë e fshatit, rreth treqind metra pa arritur rrugën ndërqytetëse. Kur e ndala motorin, u tmerrova. M’u duk se Maznik Krisili dhe Ortaku i tij ishin marrë vesh tashmë me telefon dhe, për të më bindur ç’burra të fjalës ishin, ma kishin nxjerrë përpara atë kurban, duke flijuar ndonjë kalimtar të rastit.
Nuk pata asnjë shestim nëse, në rrethana të tilla, kisha apo nuk kisha ndonjë detyrim ligjor. Isha njeriu që edhe në xhunglën pa ligje, sapo sheh dikë përtokë, harron punët e veta dhe nxiton për t’i vajtur në ndihmë. Pasi kërceva në kanal, i vura njërën dorë prapa kokës, me tjetrën ia zura këmishën në kraharor dhe u përpoqa ta ngrija. Por nuk u përmend. Vetëm krahët iu varën dhe këmba e djathtë, si ta kishte prej druri, i ra një cope në kanal. I tromaksur, duke ndier si m’u lagështitën duart, e shtriva sërish në kokërr të shpinës. Atëherë, po në hutim e sipër, i telefonova policisë. Mbasi njoftova se kisha gjetur një kufomë, nga salla operative më pyetën për gjeneralitetet, vendin e saktë ku ndodhesha, çfarë kisha konstatuar te kufoma, pastaj më porositën që të mos i prishja provat, as të mos lija njeri të afrohej.
Të parët ia mbërritën me veturë dy policë të patrullës, por nuk mënoi edhe furgoni me grupin hetimor. Kaq debil u tregova, sa pandeha se tashmë mund të largohesha. Në atë orë kisha filluar të llogarisja me vete edhe minutën, derisa të gjendesha në shtëpi. Megjithëse e kisha çelësin, e merrja me mend se derën e jashtme të apartamentit nuk do të mund ta hapja. Por ajo fyçka dhe ai tyçi do të kapeshin gafil gjithsesi, sepse do të vinte çasti që të ma hapnin derën, pasi të ishin veshur. Ashtu e kam hallin dhe nxitoj, fola në tym, kam një hall flagrance, mund të largohem tani?.. Mirëpo doli se nuk mundesha. Vendi i ngjarjes ishte përshkuar me shirita, ku shkruhej: “Skenë krimi, mos kaloni.” Dhe unë ndodhesha brenda atij rrethimi.
Dukej se aty secili kryente detyrën e vet. (Dikush po fotografonte me blic.) Ndërkohë e dallova prokurorin e gatshëm, ngaqë i jepte urdhra grupit, si dhe oficerin e policisë gjyqësore që, para se të më merrte në pyetje, priti të më kontrollonin fizikisht mos mbaja armë. “Por unë kam qëlluar me armë”, më shpëtoi mua, “mbasdite kam qëlluar kanaçe birre, kurse tani i kam duart me gjak.” Të gjitha mjetet, edhe ambulanca që sapo kishte ardhur, i mbanin të ndezur fenerët dhe unë pashë si i luajtën vetullat oficerit, thua se po qeshte me mua, kur përsërita: “I kam duart me gjak.”
Pas mbledhjes së provave në terren, në rajon nisën të më pyesnin nga e para, sikur ta kishin harruar seancën në vendngjarje. Ata këmbeheshin me njëri-tjetrin. Herë më pyeste prokurori, herë oficeri i gjyqësores. Dhe unë njëlloj, e kam një hall të ngutshëm, mund të largohem tani? I pari, që kishte poshtë nofullës një gjëndër dhjamore si një bumballë, ma kthente shkurt, jo, jo. I dyti, të cilit s’i hiqej nga fytyra prishja e buzëve dhe një pakënaqësi sfilitëse, luante vetullat. Por edhe mua po më vinte të luaja mendsh, sepse ishin të njëjtat pyetje, për të cilat kisha të njëjtat përgjigje. Prandaj u habita kur, përveçse nga gjaku i viktimës në shuplaka, edhe nga rrobat e kurrizi i duarve më morën kampione për mbetje pas qitjes. Ende pa i çuar kampionet në laborator, në fjollat e pambukut bloza e barutit dukej me sy të lirë. O Zot, në ç’telashe e kisha futur veten, duke dashur të ndihmoja tjetërkënd!
Kushedi përse, prokurorin nuk e ndërpreva më, por sapo i jepja një përgjigje, oficerit thuajse i përgjërohesha për t’u larguar. Si të ishte shurdh, ai vazhdonte në të tijën: “E mirë, ke pohuar se me viktimën nuk ke pasur ndonjë konflikt. Por kur e ke takuar për herë të fundit?” “Për herë të parë dhe të fundit e kam parë në kanal. Sepse, përderisa s’e kam njohur, si mund ta kem takuar?! Unë nuk e di as kush është, as ku banonte dhe as me çfarë merrej. E kam një hall me nxitim...” “Mjaft na çave kokën, nuk mund të largohesh!”, iu shtua sfilitja në fytyrë.
Vetëm të nesërmen, kur po afronte dreka, më lanë të lirë. Gjithë sa kisha thënë për çiften me tytat një mbi një, për kanaçet në degët e ullinjve, etj., ishin provuar. Në vilën e Maznik Krisilit ishin gjetur edhe pesë gëzhojat boshe në kollan. Gjithsesi, m’i morën shenjat e gishtave dhe më thanë se, po të kishin nevojë, do të më thërrisnin përsëri gjatë hetimeve.
Teksa do të dilja, oficeri i policisë gjyqësore më pa në korridor dhe u kujtua:
- Tani s’po të shoh të nxitohesh.
- Tani është e kotë, - thashë, - nuk pi më ujë.
- Sikur përmende një flagrancë në fillim... Të dashurën do të kapje?
- Nuk kam të dashur.
- Kaq i ri dhe qenke martuar?
- Nuk jam i martuar.
- Po atëherë, kë do të kapje në flagrancë?
- Do të kapja nënën, - thashë. - Jam i bindur se natën është shkërdhyer me një pusht, që ia ka bërë trurin çorbë me makarona yje.
- Mos e vrit mendjen, - tha, - edhe ne po na qihet nëna në punë! Shpesh s’kemi kohë të hamë një pjatë makarona në shtëpi.
Do ta mallkoja veten rrugës, ç’djallin pate që iu hape si qyqan një të panjohuri?! Nuk kisha përgjigje tjetër, veç faktit se për nga shtati, flokët me krela dhe prishja e buzëve, ai tipi i ngjante babait tim, ndjesë pastë, siç e kisha parë në fotografi. Vetëm teksa ecja më këmbë (motorin dhe celularin do të ma kthenin pas disa ditësh), e kuptova lëmshin që ishte krijuar. Unë isha bërë i dyshuari i parë për një akt që e kishte kryer tjetërkush, por që ia kishte dalë ta maskonte dorën. Po merrja një mësim të paharrueshëm për fajësinë e fshehur. Në rastin e dytë, kur do të më duhej ta thërrisja sërish policinë, do të mendohesha gjatë.
Por herën e tretë do të mbyllja sytë, duke e shmangur me dashje.

Ndërkaq, nëna ime kishte fjetur me dashnorin, atë skapellon që e kisha parë të takohej me Fjonën edhe poshtë pallatit. Ai ishte fare i ri, kishte moshën time, ndoshta nja dy vjet më tepër.
Si për të dielën e ngeshme, i gjeta duke pirë aperitivin e drekës. Me gota të larta, që kishin fron të gjerë (Bandilli i kishte sjellë?), pinin spumante. Dhe mbi tryezë një gotë bosh, kinse duke më pritur mua. Por kur skuthi u ngrit më këmbë dhe nëna deshi të thoshte diçka për praninë e tij, pashë se e vononte fjalën, ngaqë e kishte zënë urthi dhe lemzonte vazhdimisht.
- Nuk ka nevojë, e njoh këtë surrat, - e ndërpreva. Dhe siç isha i mbushur në polici, iu zbraza: - I thuaj se herë tjetër s’ka alibi, do ta vras po e gjeta në këtë shtëpi!
- Ç’thua kështu, Martin?! - u pataks ajo. - Që sot e tutje, zoti Terenc Haskodeci do të bashkëjetojë me ne.
- Zoti Skilipeci, - ia katranosa mbiemrin me kast, siç më erdhi ndër mend, - do të bashkëjetojë me ty, por kurrsesi me mua!
-Ta duash Terencin, - thirri ajo, - ta duash si vëllain tënd!
-Aha, si vëllain tim?! Po ahera përse ti nuk sillesh si nëna e tij, por llastohesh si dashnorja e tij?!.. Ky është inçest, - e paralajmërova.
Dhe pastaj, gjithë nerva, u mbylla në dhomën time.

(Kështu fillon romani “Ora e Zooparkut”)
0 comments:
Post a Comment