Friday, November 10, 2017

Prend BUZHALA: KOSOVA PAS LUFTËS SË KATËRT BOTËRORE


(Sinopsis për një ese futurist)
Ishin bërë ndryshime rrënjësore në rendin e ri botëror. 
Evropa kishte shpërthyer në grindje, ishte mbërthyer në vetizolim, kurse Azia dhe Afrika ende po vuanin nga konfliktet e luftërave të brendshme fetare... ShBA-të goditeshin vazhdimisht nga cunamet dhe stuhitë që e kishin bërë rrafsh me tokë disa herë tërë kontinentin. Ende nuk ishte gjetur ilaçi për fashitjen e tyre.
Kosova kishte dhënë shembullin e saj botëror. E paprekur nga Lufta e Tretë dhe Lufta e Katërt Botërore, ajo ishte shndërruar në Oazë Paqeje. Ishte Parajsë e Vërtetë. Vendi më i zhvilluar në botë.
Duke qenë Piemont i trojeve etnike, ajo kishte arritur t'i bashkonte trojet e veta, por emrin Kosovë e ruante me xhelozi, si emër të ri integrues për shtetet evropiane.
Tashmë vendet e shkatërruara evropiane nuk gjenin rrugët e integrimit. Të çintegruara, ato po kërkonin nga Kosova që t'i pranonte në integrimin e saj. Madje, Kosova ishte në hall të madh: i ishin rikthyer nga vendet e shkatërruara të gjithë mërgimtarët, por i madh ishte fluksi edhe i evropianëve të vinin, të punonin e të jetonin në këto troje.
Kosova zuri t'u bënte kushte këtyre vendeve për integrim: në dekadën e parë: të ringriheshin, në të dytën: të rizgjoheshin, në të tretën: të bënin ligje, në të katërtën: t'i zbatonin ligjet, në të pestin: t'i rregullonin mosmarrëveshjet e dikurshme, në të gjashtin: të krijonin unitetin civilizues të dikurshëm evropian... e kështu, deri te dekada e dhjetë.
Por Kosova e kishte një të mirë: nuk i nanuriste me mashtrime këto vende. U thoshte:
- Pas një shekulli atëherë keni të drejtë të integroheni e ta fitoni lëvizjen e lirë...
- Ouu, po kjo ka ndodhë diku në Epokën Ilirike, kur popujt tanë kacavirreshin nëpër drunj, - tha një historian evropian.

0 comments:

Post a Comment