Më fal një puthje në buzë, vetulla e sy
e unë për ty do të shkruaj poezi,
do të bëj e dashura ime edhe libra për ty
eja ti me mua e të ngopem me dashuri.
e unë për ty do të shkruaj poezi,
do të bëj e dashura ime edhe libra për ty
eja ti me mua e të ngopem me dashuri.
A e mban mend mike kur me mua fjete?
qysh nga ajo natë unë të shpalla poete,
vargjet në poezi i qëndisa për ty
kurrë nuk do e harroj tënden dashuri.
qysh nga ajo natë unë të shpalla poete,
vargjet në poezi i qëndisa për ty
kurrë nuk do e harroj tënden dashuri.
Syrin ta kafshoja si një kokërr rrushi
unë miku yt poet, unë Lalushi,
eh, kur i kujtoj kujtimet e mia mike për ty
digjem e tretem për tënden dashuri.
unë miku yt poet, unë Lalushi,
eh, kur i kujtoj kujtimet e mia mike për ty
digjem e tretem për tënden dashuri.
Sa herë të jem unë në komision, në juri
në vendin e parë të shpërblej në poezi,
eh, “poete”, ti llokum e bakllava me arra
gjithnjë ty unë do t`i jap çmimet e para.
në vendin e parë të shpërblej në poezi,
eh, “poete”, ti llokum e bakllava me arra
gjithnjë ty unë do t`i jap çmimet e para.
Kështu , oj mikja ime sot ka ardhur koha
nuk dihet kush jep qumësht, viçi apo lopa,
vetëm një gjë tani po e kuptoj mikja ime
kujt po i ndahen vendet e para me çmime.
nuk dihet kush jep qumësht, viçi apo lopa,
vetëm një gjë tani po e kuptoj mikja ime
kujt po i ndahen vendet e para me çmime.
Tani po e kuptoj se korbi dhe dhelpra
po e hanë rrushin nëpër vreshta,
gjithkush po bëhet shkrimtar e poet
puthjet dhe leku po e ngrejnë ujin përpjetë…
po e hanë rrushin nëpër vreshta,
gjithkush po bëhet shkrimtar e poet
puthjet dhe leku po e ngrejnë ujin përpjetë…
0 comments:
Post a Comment