Wednesday, November 8, 2017

Prend BUZHALA: LIRIA, KJO HYJNI E PAMËSHIRSHME, I


(Çaste lirike në nëntor), 7
Mbaje të ndezur dritën që ke brenda vetes, 
si një kurorë rrezesh
që e vë në hapësirën e festës së secilës ditë në jetë.
Mbaje gjallë zjarrin dëshirëgjakuar në zemrën tënde,
e, secila ditë le të jetë tryezë feste e urtisë, e Fjalës së zemrës,
si një pishtar statuje që rri i pashuar,
që nuk heq kurrë dorë nga dashuria,
si pishtar i brendaforcës, i jetëkërkimit,
si një Flamur që rri në duart vijëgjaku
kur na e kujton rënien e një mali granatash
mbi trupin e luftëtarit të lirisë.
Mbaje në dorë Lirinë, mbaje brenda qenies sate,
si një Hyjni e Pamëshirshme që ta përzë dëshpërimin nga vetja,
si një Hyjni e rreptë që s'të lë të rrëzohesh
dhe të ngre në këmbë, të mëkëmbë.

0 comments:

Post a Comment