Saturday, November 4, 2017

Arqile Gjata: E SOTMJA...PO E NESËRMJA!?


Kjo e sotmja, floke thinjura më ka ngrohur
e kam shtrënguar midisë dy syve
t’ja prek pak buzët,
të ndjej pulsin e gjakut tim!
Deri nesër do lodhem...e nesërmja nuk më premton diçka
vetëm shpresa për të menduar për fytyrën e saj,
a do mundem ta valevis si gjethe vjeshte!?
Si heshtje vjen e nesërmja e të tjera të nesërme
do parakalojnë në rrugën e dritës, por trëmbem…
-biseda ime do bëhet pikturë, apo thjeshtë një gëzim?
4 Nëntor 2017

0 comments:

Post a Comment