Thursday, November 2, 2017

Dhimitri Kokaveshi: Cikël Poetik

 LARG, NGROHTËSISË.
Asnjëherë nuk i besova
Dimrit?...
Zbrazur, furtunave
thinjur
mes zhgënjimesh
mbetur
si gjethe e rënë në provokime stine
vjeshtes?...
U mundem, nga një fllad
i lehtë që përkund
shpirtin, si ta përkund?...
Më bluante
në iritime dhe shqetësime
tronditur dhe
tretu, si qirinjtë!... Ngulur
dhe varur
shandanesh, prej lartësive
derdhur
si stalakmit!... Dhëmbë
të acarta
zbrisnin, si thikat e kohës
ngulur!...
Në një dashuri të tkurrur
të pafuqishmit
trumcak!... I zhgryer, i humbur
lëmoshës
dimërore në kërkim
kujton!...
Kohën e afërt të flladeve
vjeshtake
zbrazur natyrës!... Si gjethe e artë
s' më vjen
një hijeshi!... E zbehur në larmi
ngjyrash
degjeneronin, të bukurisë?...
Oh, kjo fisnike!...
Bardhësi dhe pse na tkurr
dimrit?... Dhe Ti
pa qetesi, përkulur dimrash
lulen kërkoj!...
Motit të ftohtë më mban
shpresat?...
Si lule bore rritur
stuhive!...
Gërshëtohen ditët tona
të pleksura!...
Në dritë harresash dhe kjo
bardhësi
na mbulon, netët e gjata!...
Nuk më joshin
duar të acarta si dar shtrënguar
mbesin, stinët?...
Nuk njohin… menaxhim
dimrit?...
Me dimrin s'i mbuloj, mos më mbulo
acarët ngado treten dhe
i zbërthej!... Pranverës.

PA REBELIM.
Të gjallët?... Kalonin
vetmive
dhe errësirës?...
Ankthin.
Si digë lartonin
në mjerim
shpirtra... mes numrash
ushtarë
pa rebelim, ngrinin?...
Dolli
mbi një mjerim
kërrusur
vdekjes sa pak!....
Jetonim
ndërtonin!... Mes dritës
rrojmë
apo lartojmë në udhëtim
ç’ farë reagimi
zgjojmë!... Furtunat?....
S’ mbajnë
ngrohtësi rrahur!...
Si shkëmbi!...
Dallgës.

PËRÇMIM.
Shkunde dallgën!...
Përplase
mbi shkëmb!... 
Fillon
dhe qesh. Shkëmbi?...
si tretet
e përçmon. Mendimet
flirtojnë
nuk më mashtrojn
jetës!...
Mbi tehun e tretur
vdekjes
fillon jeta!... Dhe triumfonë.

0 comments:

Post a Comment