Krisi pushka n'Gjimirkhane,
Osman pasha n'divenhane,
n'divenhane,n'krejt të,shkallës:
"Ç'jan' ato pushkë qi ranë mëhallës?
- Po luftojnë nja di dibranë,
Selman Stafa me Osmanë.
Haxhi Meja paska thanë:
"Trejm s'kam pa si kët' Osmanë,
mjer ma mkuçi kët' xhamadanë.
Hajde - hajde haxhi Meja,
s'asht sharra,as s'asht turiela,
janë plumba lidh me tela;
Haxhi Mejës,duerbuti,
vrejk e vrejk i erdh tabuti.
Osman pasha n'divenhane,
n'divenhane,n'krejt të,shkallës:
"Ç'jan' ato pushkë qi ranë mëhallës?
- Po luftojnë nja di dibranë,
Selman Stafa me Osmanë.
Haxhi Meja paska thanë:
"Trejm s'kam pa si kët' Osmanë,
mjer ma mkuçi kët' xhamadanë.
Hajde - hajde haxhi Meja,
s'asht sharra,as s'asht turiela,
janë plumba lidh me tela;
Haxhi Mejës,duerbuti,
vrejk e vrejk i erdh tabuti.
Në vitin 1880, dibranët Selman e Osman Stafa,nip e dajë nga Okshtuni i Gogollobordës së Dibrës,si ustallarë punonin në Shkodër, u takuan në rrugë me bylykbashin Haxhi Meja.Njëri nga këta,pa dashur,preku jatagnin e bylykbashit, i cili për këtë, i efondoi dibranët. Krisi pushka dhe u vranë të dy nip e dajë së bashku me bylykbashin.
Mblodhi Hilmi Kolgjegjaj
Mblodhi Hilmi Kolgjegjaj
0 comments:
Post a Comment