Thursday, November 30, 2017

Ramiz Kuqi: Dy Poezi

KOHË E RE
Personazhe të reja në horizont
Flamuri im valo ku frymon
Fjala shqip
Ngritu deri në qiell ti Nëntor
Mos harro të shtrish krahët tu
Si shqiponja
Mbi ato oxhaqe të rrënuara
Harruar nga Zoti
Kohë e re
Në Medvegjë?

JANAR 2018
A do lind dielli në kufinjtë me gjemba
Ku mbeti këmisha ime e grisur
Dhe buzëqeshja ime e car
Kujtimet e hidhura helm
Vaji im
Grushti komunist
Drapëri dhe ylli në kapelë
Ëndrrat e mia
A do të përendojë koha e ftohtë
Dimri me akuj
Fjala ime të zbret lirë
Nëpër dhimbje e plagë
JANAR 2018
Shkronja të reja në Abetaren e re?!

0 comments:

Post a Comment