Friday, November 10, 2017

Skënder Berisha:E DI Ç'DESHA


Desha edhe sot të teshem në ty
krejt mirë e but si vjeshta
ti me ato naze të lehta
desha më beso desha
edhe shtigjet më duken të shkreta
pa çapat tua të lehta
gjethet po dynden me të shpejta
ndër ethet e veta
desha moj desha
të të kem te e vërteta
te sheshi prap nuk të gjeta
te qielli u vesh reja me të zi
unë veç desha të teshem në ty...

0 comments:

Post a Comment