Monday, November 20, 2017

Dhimitri Kokaveshi: PRANË TEJE


Si perendive lutur
të pres
përmes faltoreve 
ngjeshur
pranë teje!... Perenditë
i imponoj
të zbresin jo çasteve
prekjet?...
T’i fal, si filtra magjie
provokuar
në mbinatyrshmëri
tejkalonin
zbritjet?… Vargjeve
përpinin dhe
lartësoje…, përçmimet?...
Mos i fal
as mos qëndro o meteor
i gjithësisë
së shuar dhe... ndezur
dyshimesh ?....
Ngrehur rëndoje
shpirtit?!...
Ide të frytshme dhe
mes furtunave!...
Le t'i shkarkosh.

0 comments:

Post a Comment