Wednesday, November 1, 2017

Ramiz Kuqi: QYTETI I GJETHEVE




Pasditën e ditës së martë, në fund të një nëntori të ftohtë, A.bëri disa punë nëpër kopsht. Disa ditë ishte mejtuar të mblidhte ato pak gjethe të mollës, të cilat era çdo ditë i hidhte në barin e gjelbëruar , dhe numri i tyre sa vinte e shtohej çdo ditë. Mori një thes najlloni të madh dhe copë-copë mblodhi, i futi në të derisa ai u mbush deri në grykë. E lidhi mirë dhe e solli me
karrocë tek dera e oborrit për t’u rënë në sy punëtorëve , të cilët në mëngjes, pa u gdhirë dita mirë, i mblidhnin dhe i bartnin me kamion për t’i hedhur dikund.
Mblodhi edhe gjethet e plepave, të cilat ishin shpërndarë si ngjyrat në tepih . Edhe në rrugë e buzë shtëpive atë pasdite njerëzit i pastronin o borret e tyre dhe , krej kjo dukej si një angazhim i organizuar.
Atë mbrëmje A. mbathi patikat e bardha, sepse ishin më të lehta se këpucët, të cilat ia kishte blerë bashkëshortja për ditëlindje, kur ishte në vendlindje.Hodhi rret qafës shallin e zi, të leshtë e të ngrohtë, vuri kapelën mbi kokë dhe u ngjit udhës e bëri tri rrathë udhë, rreth e përqark shitoreve të shumta e nëpër rrugë të ndriçuara.Herë –herë vinte nga një erë e lehtë që i derdhej atij në fytyrë, por kjo nuk i bëri përshtypje shumë.
Në kthesën e parë u takua ballë për ballë me Mishelin, fqiun francez tekanjoz me të cilin një kohë të gjatë, gati dy vjet e më shumë A. pati një grindje të lehtë, me fjalë. Ai e luti që t’i priste degët e stërgjatura të plepave, të cilat verës pengonin depërtimin e rrezeve të diellit për çka njerëzit aty kishin nevojë të madhe , ndërsa kur merrte udhë stina e vjeshtës, gjethet era i shpiente ngado: nëpër shkallët e hyrjes në shtëpi, nëpër tarracë dhe, ato era i përçlaste edhe mbi kulm të shtëpisë , të cilat pastaj i mbushnin qyngjet përplot dhe, shiu që binte shpesh andej, i nxirrte telashe A.
-Mund të bisedojnë z. Mishel, kur ai kishte dalë për të shikuar disa degë mjedre , të cilat për as më shumë se një centimetër kishin kaluar në anën e oborrit të tij?
-Po, po. Por më parë eja te gardhi i kufirit. I sheh këto gjethe të mjedrave?- i tha A.
-Po, i shoh.
- Duhet t’i këpusësh, ja m’u këtu. Kanë hyrë në territor të huaj.
-Hëm, i erdhi si e porositur kjo A. për të hapur dialog për degët, aq të gjata.-Po këto degë disa metra mbi oborrin tim, të kujt janë?- i tha si me shpoti A.
- Janë të plepave të mi, u shpreh si me nervoz Misheli. Por janë lart disa metra, në qiell gati.
- Po gjethet?
-Ende nuk ka ardhur vjeshta.- i tha dhe iku kokëulur. Tërë procesi u hodh në gjyq. Degët u prenë , ndërsa Misheli nuk u duk më të gardhi i kufirit.
Sonte A. iu kujtua tërë ajo udhë e gjatë, gjyq më gjyq. Kur e pa Misheli, uli kokën sikur të kishte vënë në qafë një palë duq me peshë të rëndë. Sa nuk u kërrus i tëri për toke. A. kishte kohë që nuk e kishte parë. Ai punonte në një klinikë si kirurg.
Ma dërgo numrin personal!,- i kishte shkruar Farkatari. Të martën që vjen, kam termin të lirë. Do të vini në orën nëntë e tridhjetë minuta.-Janë të dhënat e sakta?
-Po, të sakta janë.
Qielli atë mbrëmje iu duk A. zi, nga mjegullat e dendura , të cilat kishin mbuluar qytetin e gjetheve. Gjethet ende s’ishin shkundur të tërat.Ndoshta do të ketë natën shi,- foli me veten ai. Kjo vjeshtë do të mbahet në kujtesë për të mirë. Disa ditë me diell, pak shi dhe me temperatura që rrallë vijnë këndej. Një ditë ai kishte lexuar se po priteshin valë të ngrohta indiane. Vërtet ashtu edhe ndodhi. Një javë të tërë njërëzit lëvizën me këmisha të lehta.Me fytyra të buzëqeshura. Një gjallëri e paparë. Fëmijët loznin nëpër parqe. Të rejat adoleshente endeshin nëpër rrugë, gjysmë të lakuriqësuara. Si të ishte ditë pranvere !
Oslo, më 31.10.2017

0 comments:

Post a Comment