Në mes shumë të burgosurëve,
Korridorit të pafund,
Sillem,
Me një gazetë në xhep.
Korridorit të pafund,
Sillem,
Me një gazetë në xhep.
Çka të lexojë?!
Kur asgjë askush s'ka ndryshuar!
Kur asgjë askush s'ka ndryshuar!
Nëpër çdo faqe avaz i përditshëm,
Politikë ,prapë politikë ,politikë-dhembje kohe
Fitore e paraparë ndaj të humburëve,
Vjedhje,manipulime me shifra milionëshe,
Nuk e di si mund t'i shikoni
Ju të tjerët që ende keni sy?!!
Politikë ,prapë politikë ,politikë-dhembje kohe
Fitore e paraparë ndaj të humburëve,
Vjedhje,manipulime me shifra milionëshe,
Nuk e di si mund t'i shikoni
Ju të tjerët që ende keni sy?!!
I burgosur jam,
Ndonëse trurin e ushqej çdo ditë
Me infuzione shprese,
Sorrolatem,ulem ,karavatem
Në karrigën e ftohtë sa dimri
Korridor i ftohtë,
Në çeli -qetësia kafshon.
Ndonëse trurin e ushqej çdo ditë
Me infuzione shprese,
Sorrolatem,ulem ,karavatem
Në karrigën e ftohtë sa dimri
Korridor i ftohtë,
Në çeli -qetësia kafshon.
Zë të bërtas ,të shajë
Vetëm ta thyej heshtjen e ditës
Se dëshprimi po më kallë datën
Vetëm ta thyej heshtjen e ditës
Se dëshprimi po më kallë datën
Dikush vjen prapa,
E njoh
Është ai ,
I dikurshmi,
Që me kamxhik m'a ka dhunuar zërin ,
M'ka thënë të hesht-kur desha të flas,
Të flas-kur kam dashur të hesht,
Njëmijë herë, të njëjtat pyetje -revolucionare
Të njëjtat përgjigjje ka marrë,
Ani pse shikonte me llupë,
A marr frymë?!
E njoh
Është ai ,
I dikurshmi,
Që me kamxhik m'a ka dhunuar zërin ,
M'ka thënë të hesht-kur desha të flas,
Të flas-kur kam dashur të hesht,
Njëmijë herë, të njëjtat pyetje -revolucionare
Të njëjtat përgjigjje ka marrë,
Ani pse shikonte me llupë,
A marr frymë?!
E njoh atë,kaherë,
Ai ma vrau lirinë,
Dhe më gjykoi për vdekje,
Sepse paskam dashur Atdheun
Më shumë se ai.
Ai ma vrau lirinë,
Dhe më gjykoi për vdekje,
Sepse paskam dashur Atdheun
Më shumë se ai.
E di,
Ai s'mund të bëjë asgjë,
Kot trupa e tij e dramës më gjykon
Me burg të përjetshëm,
Dashuria e Atdheut është më e fortë!
Ëndrra e pashmangshme
Përderisa,
Dielli zbardhon ende sytë e mi.
Ai s'mund të bëjë asgjë,
Kot trupa e tij e dramës më gjykon
Me burg të përjetshëm,
Dashuria e Atdheut është më e fortë!
Ëndrra e pashmangshme
Përderisa,
Dielli zbardhon ende sytë e mi.
0 comments:
Post a Comment