Thursday, November 16, 2017

Arqile Gjata:“Në goj` të erës”

NJË ESE PËR NJË POEZI
“Në goj` të erës”
...Isha duke soditur me kënaqësi një poezi të poetes L.Lazaj, me titull intrigues dhe pa aq mjeshtërore “Në goj’të erës” Nga leximi me vëmëndje, kuptove se gjithë poezia ishte e mbuluar me filozofi, me ngjyrime dhe të kundërta poetike, me një fushë semantike interesante dhe leksik të pasur. Prej ku më lindi një ide:
-Kam vendosur të “pikturoj” këtë poezi, jo pse jam piktor,por sepse me lëndën poetike të kësaj poezie mund të sfidosh imagjinatën e lexuesëve me shkallëzimin e saj poetik dhe për më tepër të ngërthen struktura e fjalëformimit metaforik, për vlerat e saja pozitive si dhe tejpashmëria në poezinë “Në goj’ të erës”si një risi krijuese.Vet titulli i poezisë është një frazeologji e fuqishme me thekës të fort, aq të fort sa që është ulur në shesh të mendjes dhe po shkruan poezi, për ti lëshuar më pas në gojë të erës së mendimit..!
Përgjatë leximit të kësaj poezie përvijohen disa veçori, si shkurtësia, dëndësia dhe thjeshtësia e të shprehurit, në gjendje shpitërore shpërthyese dhe ngjyrime tonalitetesh nga vargu në varg,
Ja, tek jam/sikundër më donit e më mësuat/duke ju buzëqeshur/e duke urryer veten.
Në goj` të erës
Ja, tek jam
sikundër më donit e më mësuat
duke ju buzëqeshur
e duke urryer veten,
që s`bëhem dot britmë e ulurimë.
Ja, tek jam
siç më mëkuat që në ngjizje
manual i plotë kodesh e rregullash
e denjë për bibël e kuran.
Teksa njëra faqe shpullohet
e gatitet për shpullën e radhës, tjetra
hesht e mbledh perla ,
dhe mendoj, se sa grimca rëre ka anëdetit
arsye kam
të bëhem britmë e ulërimë
e zërin ta çoj deri te yjet.
Ja tek jam,
njësoj sikur të mos isha
mbledhur si duna rëre britma e ulurima
e ulur në shesh të mendjes i shkruaj vjersha
dhe i lëshoj në gojë të erës,
si pema gjethet e zverdhura.
Këto ide të kësaj poezi po i parashtroj si një ESE, ku qasja e këtyre ideve përbënë dhe lëndën krijuese të poetes L.Lazaj. Poetja është një veçanti individuale dhe një asnjëanësi e unit të saj poetik. Po kështu, nga konceptimi i botës së saj, gjej dhe fjalë si “Mite”, që janë diçka, që besohet të jenë krejt ndryshe nga realiteti...poetja(dhe si personazhe)ngjanë si krijesë e nënshtruar e bindur dhe e ushqyer me kode e rregulla, e gatshme të pranoj dhe privime.
Teksa njëra faqe shpullohet/ e gatitet për shpullën e radhës, tjetra/hesht e mbledh perla
Ja, tek jam/ siç më mëkuat që në ngjizje/manual i plotë kodesh e rregullash/e denjë për bibël e kuran.
Në një poezi si, “Në goj` të erës”, rreth së cilës po ligjërojë, gjej imazhe si reflektime poetike, si ndjesi të ngjeshura dhe dinamike, që ka të bëj me botën e “jashtme” të fantazisë, si ndërkallje të mendimit, apo si shpërthime dhe si depërtim i njeriut(në rastin tonë të poetes) brenda botës fizike dhe asaj idealiste...
Ja tek jam,/njësoj sikur të mos isha/mbledhur si duna rëre, britma e ulurima./hesht e mbledh perla.
...kur lexojmë vargje të poezisë, “Në goj’të erës”ndihemi tërsisht se ne jemi lënda dhe pasioni, poetja si personazhe që rrëfehet në kufijtë e imagjinatës dhe gjithëçka “i lëshonë në gojë të erës”.
Vetëm në këtë poezi poetja mbart tri cilësi dalluese në harmoni të plot me raportet:-gjuhë të bukur poetike,-gjuhë krijuese ngazëlluese, dhe gjuhë përtëritëse si dimensione poetike si të thëna, të shkruara, që gufojnë nga shpirti i saj krijues. Në këto tri cilsi dalluese natyrshëm ndalemi tek frazeologjija që karakterizohet nga thelbi metaforik dhe përdorimi i fjalëve me shkallzim dhe të detyron drejt një abstraktimi në vargjet e kësaj poezie! Vargjet e më poshtme e përligjin mësëmiri këtë realitet estetik
Teksa njëra faqe shpullohet/e gatitet për shpullën e radhës, tjetra /hesht e mbledh perla,/dhe mendoj, se sa grimca rëre ka anëdetit/arsye kam/
të bëhem britmë e ulërimë/ e zërin ta çoj deri te yjet.
Ja, këto janë vargjet që duhen pikturuar, si zëra që rrëfejnë se, vërtetë poetja është “perla” e pasionit dhe zërin e çonë deri në yje...vërteton iden dhe vë ballëpërball individin që aspiron liri, me një vello të hollë ironije. Gjithçka thash më lartë vërteton dhe aty gjejmë tre cilësit dalluese të kësaj poezije si-gjuhë e bukurshkruar, gjuhë krijuese, dhe gjuhë përtëritëse, Duke e marr në tërsi poezinë si dhe duke veçuar vargjet e më poshtme, ato këndvështrojnë iden e një antiteze shprtërore të poetes si personazhe vet-treguese e një mendimi dinamik që shpërthen dhe pranon të përfundoj “Në goj’ të erës”! (duke u buzëqeshur, e duke urryer veten, që s’bëhet dotë britmë e ulurimë.)
Poezia që trajtova, është vërtetë një poeziklithme...Ja, tek jam/sikundër më donit e më mësuat/duke ju buzëqeshur/e duke urryer veten,/që s`bëhem dot britmë e ulurimë.
Si mendim përmbyllës them se:
Poezinë që mora për ta“pikturuar”, duke u munduar ta çoj iden time deri “Në goj’ të erës”...por fatmirësisht, më rrëshqit prej duarve, ka shkuar tek ata që besojnë se dhe poezia pikturohet, jo prej meje, por nga vet poetja!

0 comments:

Post a Comment