Monday, November 20, 2017

Arqile Gjata: NGJYRA E VERDHË E KOHËS


“ Gjej shumë realitete te fantazia.”
F.Franklin
Në qytetin e verdhë
mos përdorni të tjera ngjyra...!
I verdhë ajri
dhe mendimet të verdha si ëndrrat
pikat e shiut u japin madhështi,
zverdhëllojnë lulet dhe pemët
shpendët në fluturrim bëjnë çudira
i ngjajnë të verdhës ngjyrë
dhe unë kështu ngjaj, harruar në një libër të verdhë.
Fryma e jetës
luhet nëpër skena të verdha,
në mbrëmje, kur qan qyteti...
hëna në vetminë e saj ia shton verdhësinë!
Shekulli im me ngjyra verdhoshe
pështillet në ethet e lakmisë, prej saj
gjithë këmbësorët digjen pak e nga pak në verdhësi,
jeta ka hyrë thell në verdhësinë e peisazhit
dhe gruaja më e bukur,
një trëndafil i verdhë!...
nga a.gjata

0 comments:

Post a Comment