Monday, November 13, 2017

Nehat Jahiu:TA PUTHSHA PLAGËN .


Ta puthsha plagën e gjakut
Që derdhe rrëzë Karadakut
Ta puthsha plagën dritëlarë
Që ende nuk të është tharë.
Eh, biri im sa të paska hije
Ajo plagë në trup, plagë lirie
Ta puthsha ballin edhe sytë
Të puthsha djepin ku ti je rritë.
Ta puthsha plagën ty o shqipe
Që mban mbi sy këtë qiell lirie
Ta puthsha dorën dashuria ime
Se zogjt e shqipes sjellin agime.
Ta puthsha plagën e përgjakur
E trupin tënd mbi tokën e lagur
Eh biri im, ti dashuri e nënës
Je rreze dielli dhe rreze e hënës.
Ngrihu të ecim në malin e dritës
Trojet kanë dhembje por nuk friken
Praroje lirinë me gjakun e derdhur
Atdhemëmëdheun, ti e ke në zemër.

0 comments:

Post a Comment