Monday, November 13, 2017

Muhamet Mustafaj: Ç'është kjo lamtumirë


Kur ty të merrja në gji
Dhe të shtrengoja fort
Ti më buzëqeshje
Dhe më përqafoje
Më thoshe "dielli im o zot".
Kur për ty ndaja kothere
Dhe të mbuloja
Me këmishen time
Më tregoje ëndërra
Nga parajsa
Dhe më quaje "nëna ime".
Kur ti qaje
Unë ndjeja dhëmbje
Kur ti qeshje
Mua më hapej zemra
Kur ti ecje
Unë fluturoja
Kur ti flije
Unë zgjuara qëndroja.
Dhe tashi që u rrite
U bëre burrë
Pak e vështron
Nënën tënde
Të mbështetur për murë.
Pse më shikon vëngër
Syri yt ,syri i ndritur
Mos ma lëndo zemrën
Aq shumë të jam mërzitur?
Kur më duhen sytë
Ti mu më vërbon
Kur më duhet përqafimi
Ikën e më harron.
Dhe tash ne prak të shtëpisë
Më thua lamtumirë lamtumirë...

0 comments:

Post a Comment